Rihanna emërohet Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Barbadosit

Rihana tashmë është ambasadore, pasi vendi i saj, Barbadosi e ka ngarkuar atë me detyrën e promovimit të investimeve dhe turizmit. Kryeministrja e Barbadosit Mia Amor Motli, bëri të dje të ditur se Rihanës, emri i vërtetë i së cilës është Robin Rihanna Fenti, i është dhënë titulli i Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë.

Sipas Motlit, ylli i muzikës pop do të angazhohet tashmë në sjelljen e investimeve në vendin e saj si dhe inkurajimin e arsimit dhe turizmit. – Nuk mund të isha më krenare për këtë titull prestigjoz që mu dha në vendin tim.

“Jam shumë e lumtur që do të marr një përgjegjësi të tillë”– u shpreh këngëtarja në një deklaratë për mediat. 30-vjecarja lindi dhe u rrit në Barbados dhe filloi të ngjiste shkallët e karrierës pasi producenti amerikan Evan Roxhers vizitoi atë vend, dhe arriti të dallonte talentin e Rihanës.