Rusia dhe Turqia dakord për zonë të çmilitarizuar në Idlib

Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord të krijojnënjë “zonë të çmilitarizuar” në rajonin Idlib tëSirisë për të ndarë forcat qeveritare sirianenga luftëtarët rebelë, njoftoi Presidenti rusVladimir Putin pas një takimi të gjatë në Soçime homologun e tij turk Rexhep TajipErdogan.

Presidenti Putin tha se zona e planifikuar do të ishte e thellë 15 deri në 20 kilometra dhe e patrulluar nga ushtarët turq dhe rusë. Putintha gjithashtu se zona do të krijohet deri nëdatën 15 tetor.

Idlibi është një nga zonat e fundit të mbeturatë rezistencës ndaj forcave të presidentitsirian Bashar al-Assad. Rreth gjysma e popullsisë prej 3 milionësh janë zhvendosurtashmë nga zona të tjera dhe vëzhguesitndërkombëtarë kanë shprehur shqetësim se një ofensivë qeveritare mund të çojë nëzhvendosje të mëtejshme dhe humbje masivetë jetës së civilëve.

Megjithëse Rusia është një aleate e ngushtë e qeverisë së Asadit dhe është shprehur se qeveria e tij ka të drejtën për të rimarrërajonin, Turqia ka shprehur gjithnjë e mëshumë shqetësime në lidhje me një fatkeqësitë mundshme humanitare dhe ka dërguartrupa në zonë për të shmangur një ofensivë.

Më parë këtë muaj, zoti Erdogan u takua me Presidentin Putin dhe me presidentin iranianHassan Rouhani, në një konferencëtrepalëshe në Teheran. Bisedimet siç duket u bllokuan lidhur me përpjekjet për tëshmangur konfliktin në Idlib. Teheranigjithashtu mbështet Damaskun në luftëncivile shtatëvjeçare të Sirisë.