Mitingu i Poezisë më 20 tetor 2018

Deklaratë e Klubit  Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë

Në mbledhjen e vet të datës 10.09.2018,u prezentua puna e berë në Klub, pasi është rikthyer xhirollogaria e Klubit dhe pasi janë plotësuar shumë dokumenta në instutucionet përkatese, të kërkuara , fal angazhmimit maksimal të anëtarëve të Kryesisë, të Z. Muharrem Kurti, Z. Engjell I. Berisha dhe Z. Qemjal Juniku dhe pasi ka marrë mbeshtetjen financiare për Mtingun e Poezise 2018-të nga Kuvendi Kumunal, përkatësisht Drejtoria për Kulturë e Gjakovës dhe po ashtu Mitingu i Poezisë 2018-të , është mbështetur edhe nga Ministria e Kultures Rinisë dhe Sportit por , pas datës tradicionale 9 Maj, vendosi të bejë publike këtë deklaratë:
1. Mitingu i Poezisë do të mbahet ketë vit më datë 20.10. 2018 – Dita Qëndrore e Poezisë, e cila do të paraprihet nga tre ditët e Javës së Mitingut.
2. Tema e Tribunës , do t’i kushtohet heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu “ Skënderbeu në Leterësi” dhe do të kumtojnë në këtë tribunë dy referues të shquar Z. Jusuf Buxhovi dhe Z. Shaban Sinani.
3. Në bazë të dispozoitave dhe rregulloreve të Klubit letrar Gj.N. Kazazi, u vendos që të behet rideklarimi i antarit të Klubit, e kërkuar kjo nga organet kopetente. Prandaj, çdo antari , i kërkohet që brenda 15 dite , nga dita e bërjes publike, që të dërgoj në Klub, foton e vet , dy libra letrar të botuar dhe deklaraten ,” Se pranoj të jem antarë i Klubit letrar “Gj.N. kazazi” dhe se do të përfillë statusin e tij dhe rregulloret e tij me besnikeri dhe do të bejë aktivitet në të mirë të tij.” E njejta gjë vlenë edhe për antarët e rinj, që do të pranohen solemnisht në Mitingun e Poezisë 2018-të,duhet berë parashtrimi i kërkesës, sjellja e fotos dhe e dy librave letrar të botuar dhe deklarata e pranimit të statusit të Klubit.
4. Njoftojmë, se kanë nisur negociatat me disa poete të shquar ndërkombetar , për pjesëmarrje në Mitigun të Poezisë 2018 , si dhe me disa poetë të shquar kombetar, që, Ora Qëndrore e Poezisë të jetë elitare dhe vetëm e tillë.
5. Së shpejti do të shpallet konkurs, për librin më të mirë ndërmjet dy mitingjeve, çmimi “Din Mehmeti” dhe për dërgmin e poezive konkuruse për në Orën Qendrore të Poezisë çmimi “Ali Podrimja”, vlerësimi i të cilave do të behët nga juria paraprakisht. Poezitë konkuruese duhet të jenë të pabotuara më parë.

Kryesia e Klubit letrar “Gj.N. Kazazi”, Gjakovë.

Gjakovë, 11.09.2018