Artisti më i mirë në industrinë e muzikës në “Emmy”! Zbulojeni se kush është ai!

John Legend është një ndër këngëtarët më të mirë të industrisë së muzikës. Është pikërisht ai artist që ka prekur zemrat e të gjithëve me baladat e tij kushtuar dashurisë. Sigurisht që ai do të ishte edhe një ndër artistët më të vlerësuar.

Së fundmi ai ka rrëmbyer çmimin si artisti më i mirë në industrinë e muzikës në “Emmy”. Legend mori vlerësime maksimale për interpretimin e Jezu Krishtit në shfaqjen e NBC, “Superstars Live in Concert”. Vlerësimi me një “Emmy” e ka bërë atë që tashmë të ketë statusin “EGOT” (inicialet e çmimeve Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony) që konsiderohet si vlerësimi më i madh që një artist mund të arrijë në industri.