Përkrahësit e udhëheqësit të opozitës, Alexei Navalny po mbajnë protesta në gjithë Rusinë lidhur me planet për të rritur moshën e pensionit në vend, ndërsa rusët votojnë në zgjedhjet rajonale.
Zoti Navalany ishte parashikuar të dilte në një demonstrate në Moskë të dielën, por muajin e kaluar u dënua me 30 ditë burg për shkelje të ligjeve për protestat. Ai tha se ndalimi kishte si objektiv që të frenonte planet e tij për tubime në gjithë vendin kundër ngritjes së moshës se kur punonjësit mund të fillojnë të marrin pensione.
Por përkrahësit e zotit Navalny vazhduan me planet për protestat. Demonstratat po mbahen pa miratimin e qeverisë.
Organizata OVD-Info që vëzhgon shtypjen politike, njoftoi se 153 protestues janë arrestuar në gjithë vendin, me tuime në rreth 80 qytete.