SHBA paralajmëron: Siria po përgatitet për përdorimin e armëve kimike në Idlib

Përfaqësuesi i ri i Shteteve të Bashkuara për luftën në Siri tha se ka “shumë prova” se forcat e Qeverisë sirane po përgatiten për përdorimin e armëve kimike në Idlib, provincën e fundit të kontrolluar nga rebelët.

Jim Jeffrey tha se ofensiva e pritur në enklavë mund të shndërrohet në një “përshkallëzim të pamatur”.

Qeveria siriane vazhdimisht e ka mohuar përdorimin e armëve kimike.

Komentet e zyrtarit amerikan u bënë publike në ditën kur në Teheran mbahet një samit i udhëheqësve të Rusisë dhe Iranit, dy vende që mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, dhe Turqisë, e cila mbështet disa fraksione të rebelëve në Siri.