Kryeministrja e Britanisë, May thotë se nuk ka kompromis me Bashkimin Evropian për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka insistuar se ajo nuk do të ndryshojë planin e Brexit-it gjatë negociatave me Bashkimin Evropian.

May tha se ajo nuk do të bëj asnjë kompromis që nuk është në interes kombëtar, por gjithashtu theksoi se nuk do të jetë dakord me thirrjen për referendumin e dytë për marrëveshjen.

Sipas saj, kjo do të ishte një tradhëti e madhe ndaj demokracisë dhe besimit.

Marrëveshja e arritur me Bashkimin Evropian do të mundësonte tregtinë mes dy palëve. Por, kritikët thonë se kjo marrëveshje do të mbajë Mbretërinë e Bashkuar të lidhur me BE-në.

Vota popullore, parti që përbëhet nga disa deputetë të zgjedhur, ka thirrur për referendum ndaj marrëveshjes finale të Brexit.

Mbretëria e Bashkuar pritet të dalë përfundimisht nga Bashkimi Evropian më 29 mars.