Paternalizmi i Tiranës mbi Kosovën dhe etiketimi i Hashim Thaçit…!

Opinion nga Guxim ALIMANI

-Sa here ne histori qe paria e Shqiperise i ka fut duart ne Kosove ka shkaktuar dhimbje dhe tragjedi.Ne vitin 1944 Konferenca e Bujanit rezultoi te ishte mashtrim se pari nga Enver Hoxha.Edhe mashtrimi fatal i Divizionit te pare partizan te udhehequr nga Ramiz Alia ne Kosove me 1945 çoi ne pushkatimin e mijera nacionalisteve shqiptare te Kosoves te cilet ne pabesi u hodhen per se gjalli ne bunaret e Cerna Gores pa folur pastaj per vitet e mjaltit Enver -Tito qe pollen genocidin e Rankoviçit.

Por fatkeqesisht ne kontekst tjeter e njejta histori po perseritet.

Agallaret politike te Tiranes te ndodhur ne veshtiresi te fshehjes se baterdise e pasurise para ligjit ju kane turruar çeshtjes kombetare dhe po targetojne Hashim Thaçin.

Puna ka arritur deri ne ate shkalle “patriotizmi”saqe dhe Petrit Vasili dhe Monika nga vendi i orgjise i LRI-se ne plazhet nudo e me shkume turfullojne kunder presidentit te Kosoves!

Ky jo vetem qe nuk eshte qendrim etik politik por jargitje mjerane qe turbullon mediokrit dhe entuziasmon rezidentet shekullore te OZNA-s ne Kosove.Hashim Thaçi nuk eshte filozof e ideolog i sponsorizuar kafenesh por eshte diçka tjeter per te cilen ka luftuar dhe eshte deshmuar.

Ai eshte misherimi i aspirates se Kosoves i luftes dhe shtetndertimit te saj.Ai eshte partneri me i besueshem dhe per shume kohe i pazevrndesueshem i SHBA ne Kosove.Mbi gjithshka ai eshte prej 2 dekadash njeriu i votuar per ti prire Kosoves.

Vetem plehrat e mediokrit apo provokatoret kudo jane shqiptojne epitete tradhetie ndaj tij.Edhe politikisht  z.Thaci eshte shume perpara “baballareve” qe shesin principe dhe me paternalizmin e tyre po demtojne Kosoven.

Tentativa per tu faktorizuar duke futur duart ne Kosove eshte e kote.Kosova ka zot.E mbi te gjitha ka miq.Ka protektorin me te fuqishem ne glob.

Po e mbyll kete konsiderate me nje perifraze te nhe gjenerali te USA Air Force i cili permban dhe filizofine e Hashim Thaçit”Dy gjera dallohen mbi toke nga planeti Hene-Muri i madh kinez dhe-Baza ushtarake amerikane e Bon Stillit ne Kosove”.