Mbështetje ekonomike – bazë për influenca politike ( Ku po shkon Shqipëria, në Lindje a në Perëndim?)

Nga Nikë Neçaj – Tiranë
Kush do të ndikojë mbi shqiptarët, europianet,amerikanët, rusët apo turqit ? Probleme interesash të herëashme e të rejae. Sejcili pretendon se ka një arsye që e bën legjitim interesimin për influenca. Ata kanë interest e tyre.
Historikisht, përjashtuar Gjergj Kasstriotit, prijësit shqiptarë nuk kanë ditur të përfitojmë nga ambicja e të interesuarve për ndikim politik mbi rajonin tonë. Jo të gjithë shqiptarët dhe politikantë e tyre e duan në mënyrë të barabartë Atdheun e vet, popullin e tyre.
Ne jemi më proamerikanët e proevropianët në kontinentin tonë. Politikanët tonë nga anojnë ? Nga SHBA e Evropa, apo Turqia e Rusia ?
Sondazhi për ta mund të gabojë. Saktë do t’i përcaktonte “ makina e të vërtetës .Në vitet e para pas Luftës së Dytë botërore, Bashkimi Sovjetik ( Rusia është trashëgimtare e asaj Federate ) e ndihmoi Shqipërinë për ndërtimin e vendit. Jo vetëm politika e asaj kohe por dhe qytetarët ( në teritorin e Shqipërisë ) u bënë prosovjetik, pasi Bashkimin Sovjetik e shifnin si shpresë jo vetëm për mëkëmbjen e ekonomisë, por dhe për mbrojtjen e vendit. Për pjesët e tjera të teritorit ku jetonin shqiptarët, kujdesi nga Tirana ishte vetëm propagandistik. Muundësitë ishin të kufizuara. Izolimi komunist për 45 vjet na largoi nga ndihma evropiane e amerikane, pastaj nga ajo sovjetike e kineze. Interesi i tyre vazhdon. Kjo më shumë për arsye gjeostrategjike. Në dy dekadat e fundit dhe Turqia paraqet interes për ndikim, bile agresiv.
Nga ana ekonomike, teritori ku jetojnë shqiptarët nuk është pa interes. Kemi vijën bregdetare më të bukur në Evropë. Rezervat e kromit na radhisin të katërtin në dy kontinente.Mineralet me ngjyrë paraqesin interes të veçantë. Rezervat e qymyrit janë sa për të përballuar nevojat e prodhimit të energjisë për më shumë se një shekull. Nafta e gazi përbëjnë një aset të madh ekonomik. Për ujin e ëmbël për banor, jemi të dytët në Evropë dhe me mundësi të mëdha për prodhimin e energjisë pa ndikim negative në mjedis.. Klima lejon kultivimin e kulturave bujqësore nga portokalli e mandarina deri tek gështenja e boronica e kultivuar. Kemi 286 ditë me diell. Stinët ndahen në mënyrë të qartë e butë brenda pak ditëve.Këto pasuri në vitet e tranzicionit janë shpërdoruar keqas nga qeveritë e papërgjegjëshme. Fuqitë e interesuara për influencë e dinë mirë se edhe ekonomikisht nuk dalin të humbura.
Perkundrazi . Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë iniciueset kryesore te reformave të qënsishëme.Metodikisht, teknikisht e teorikisht, ndihma ka qënë e rëndësishëme. Pritshmëria e shqiptarëve ka qënë e vazhdon të mbetet shumë më e lartë,në të gjitha aspektet. Biznesi amerikan është futur pak e më vonëse.
Ndihmat e ShBA kryesisht kanë qënë në fushën e mbrojtjes dhe atë të logjistikës për Policinë e shtetit. Bashkimi Evropian ka dhënë ndihma të konsiderueshme. Për përdorimin pa efektivitet të tyre në shumë raste përgjegjësia është jo vetëm e qeverive shqiptare ,por dhe e vetë atyre që kanë dhuruar,pasi nuk janë interesuar për fatin e tyre.
Në vendet e BE-së sot punojnë mbi 680 mijë qytetarë shqiptarë. Remitancat, që në vite të veçanta kanë arritur deri në 1 miliard euro, i kanë dhënë jetë ekonomisë sonë. Ndihmat dhe investimet e ketyre vendeve janë mbi 2.9 miliard euro. Investimet dhe kapitali rus është i pa përfillshëm në ekonominë shqiptare. Rusia, ky shtet i madh dhe i fuqishëm me resurse të mëdha ekonomike, mund të ndikojë lehtësisht mbi ekonominë tonë , në momentin kur atë e shofin të përshtatshëm për të rritur influencat politike. Ata për një periudhë të shkurtër kohe,pregaditjeve për kampionatin boteror te futbollit i kushtuan mbi 11 miliard dollar. Si taban për ndikimin politik të Rusisë mund të jenë disa politikan totalitarist e te koruptuar. Disi më ndryshe paraqitet përpjekja e Turqisë dhe aleanca e saj me Rusinë. Varfërinë , punësimin e ultë si dhe mosorjientimin perendimor të disa politikanëve po i shfrytëzon me kujdes shteti turk, i cili pretendon të shtrijë influencat politike në kufijtë e ish Perandorisë Otomane. Aleat në këtë qëllim ka Rusinë.
Arsyeja e kësaj përpjekje është largimi i rajonit nga Evropa e Amerika dhe përdorimi i tij për qëllimet e tyre. Pretendimi i Erdoganit arrin deri tek kërkesa për të bërë deformime thelbësore në historinë e shqiptarëve e deri ndërhyrje në punët e brendëshme (rasti i udhëzimit të shërbimit sekret turk,shërbimit sekret e policisë së Kosovës, për arrestimin e disa pedagogve turq me leje qëndrimi në Kosovë, kundërshtar politik të Erdoganit, duke anashkaluar Kryeministrin e Kosovës). Para ca kohësh tha: “ Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë “ .
Disa të shitur trumbetuan se ai po kosovarizon Turqinë, kur në të vërtetë ai po punon intensivisht ,për të turqizuar Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët e Maqedonisë. Kësaj ideje antikombëtare i shërbejnë disa pseudohistorian, pseudopolitikanë e disa imam shqipfolës.
Veç propogandës për qëllimin e saj, Turqia ka injektuar rreth 2,6 miliard euro në ekonomi , pa përfshirë qindra million në objektet e kultit. Në Shqipëri turqit kanë privatizuar Telekomin, Bankën më të madhe në vend ( BKT ) , kanë marrë me konçension minierat e bakrit, disa fabrika, uzinën e shkrirjes së hekurit e çelikut, ndërtimin e disa hidrocentraleve, kanë ngritur disa klinika e spitale ,kanë dorë në konçensionet e kromit etje. Po punohet për t’i dhënë aeroportin e Vlorës etje. Këto objekte nuk janë do si do, por me rëndësi strategjike për shtetin. Oligarkët shqiptarë që kanë qindra miliona mund të jenë nën ndikimin e atyre që i kanë blerë, ose janë zënë pisk prej tyre. Duke qënë të tillë janë të lidhur me politikën, gjë kjo që mundëson më tej përpjekjet për ndikim. Në këto kushte duhet reagimi i faktorit të interesuar:

Së pari : Mbështetja ekonomike është bërë përcaktuese e orientimit të njerzëve. Ai që don të sigurojë influencat, duhet të ndikojë në zhvillimin ekonomik të shqiptarëve.Këtë praktikë ka ndjekur SHBA pas Luftës së Dytë botërore me vendet e Evropës, e kanë ndjekur Amerika e Evropa me influencat në Turqi, Greqi e Izrael para disa dekadash, me disa vende të Evropës Qëndrore e Lindore në vitet e fundit,etje..
Së dyti: Mundësinë më të mirë, rrugën më origjinale, alternativen më të dobishme shqiptarët i gjejnë tek dakortësimi me ata aleatë, të cilet më mirë, më drejtpërdrejtë, më shpejt e më fuqishëm, ndihmojnë për zhvillimin e përparimin ekonomik; që respektojnë e vlerësojnë identitetin tonë kombëtar, që na shohin të pandarë e të integruar me strukturat që garantojnë liritë e të drejtat njerëzore.
Së treti : Liderët shqiptarë historikisht kanë pëlqyer autoritarizmin , të qëndruarit gjatë në pushtet, kanë punuar pak dhe kanë dhënë shëmbull të keq sa i takon therlbit e kuptimit të lirisë . Janë shquar për demagogji , për premtime të shumta e realizime të pakta, për abuzim me pushtetin dhe për mjaft vese të tjera. Ndaj qytetarët duhet të shkojnë pas ideve e shpresës për përparim dhe jo pas politikës që nuk ka ide e shpresë përparimi.
Së katërti : Tragjikisht dy herë kemi shkuar drejt lindjes ( një herë nga Perandoria otomane dhe një herë nga komunizmi sllav ). Ndaj jemi me te varferit e Evropës. Në se shkojmë për herë të tretë, atëherë do të jetë fundi i kombit shqiptar e i shteteve shqiptare.Kjo nuk do të jetë në të mirë të Evropës dhe as të Amerikës.
Njerëzit janë lodhur tej mase. ShBA dhe Evropa duhet të jenë më konsistente. Heqja e të drejtës për të shkelur në Amerikë të disa prokurorëve ( përfshi dhe ish K/prokurorin ) si dhe e ndonjë funksionari të mesëm nuk është e mjaftueshëme për të mbajtur gjallë frymën perendimore të njerëzve.. Tom Doshit, bije fjala ju ndalua shkuarja në SHBA. Nuk futem në hollësitë e arsyeve, por njerëzit e këtij vendi e dinë se interesat e SHBA dhe të shqiptarëve i kanë dëmtuar disa dhjetra here më shumë ata që kanë qeverisë këtë popull për 26 vitet e pluralizmit. Janë ata që shkaktuan ngjarjet e 1997 duke e kthyer vendin prapa për 15 vjet, ata shkaktuan trazirat e 1998, Gerdecin, ngjarjen e 21 Janarit, shpërdorimin e pasurive të këtij vendi, vjedhjen e pronave e të taksave, mbjelljen e hashashit etje, etje. E disa mendojnë se mund të amnistohen bëmat e tyre ! Proamerikanizmi dhe proevropianizmi nuk mund të mbahet me dëshira, me prirje te natyreshme.Që ai të ekzistojë e të forcohet kërkon investime më shumë , kërkon ndëshkim të atyre që nuk e duan këtë prirje. SHBA dhe Evropa duhet te nxitojnë, për të plotësuar boshllekun ekonomik e politik të krijuar, të cilin boshëllek po e mbushin rusët, turqit e ndonkush tjetër. “Buka te çon ne dere te hasmit “, thote populli ynë. Kur punësimi shterron e varfëria tek shumica predominon, njerëzit humbasin besimin edhe tek Zoti, pa le më tek njerëzit. Në se zvarritja vijon, humbja nuk do jetë vetëm e shqiptarëve por dhe e aleatëve.