Në ishullin Sadhu, në Indi po ndërtohet statuja më e lartë në botë, “Statuja e Unitetit”

Statuja më e lartë në botë po ndërtohet në ishullin Sadhu në shtetin e Gujaratit në Indi.

Ajo do të jetë në nder të Sardar Vallabhbhai Patel, një luftëtari indian të paepur për liri, si edhe ministri i parë i këtij vendi.

Statuja pritet të përfundojë në tetor, ndërkohë që themelet dhe shtyllat e saj kryesore janë ngritur ndërkohë.

Vlera e statujës e cila mban emrin “Statuja e Unitetit” do të shkojë 226.9 milionë dollarë amerikanë. Ajo do të jetë 782 metra e lartë, sa dyfishi i Statujës së Lirisë në Amerikë dhe rreth 30.5 metra më e lartë se rekordi aktual i statujës më të lartë në Kinë, Statuja Buda e Tempullit të Pranverës.

Statuja e Unitetit po ndërtohet në ishullin e Sadhusë, në shtetin e Gujaratit, ndërkohë që do të rrethohet gjatë gjithë kohës nga ujërat e lumit Narmada.

Miliona ton çimento janë depozituar në ishull, ndërkohë që për themelet e tij është përdorur hekur i riciklueshëm.

Së bashku me një qendër për vizitorët, Stauja e Unitetit do të ketë edhe një galeri rreth 153 metra të lartë, e cila mund të mirëpresë rreth 200 vizitorë njëherësh.

Pranë kësaj statuje do të ndërtohet edhe një hotel me 3 yje që do të ketë rreth 128 dhoma, për të mirëpritur turistët.

Por Stutuja e Unitetit ka marrë edhe kritika të shumta, duke thënë se ky projekt do të jetë thjesht një humbje e kotë parash, sepse nga ndërtimi i saj nuk do të ketë thuajse fare përfitime.

Por projektuesit e Statujës janë shprehur se “kjo statujë jo vetëm do të jetë në nder të Sardar Vallabhbhai Patel, por sa herë që cilido qytetar, qoftë i këtij vendi apo vizitorë, do të kujtojë luftërat e shumta që na është dashur të kalojmë për të fituar lirinë që kemi sot”.