Dua Lipa hyn në histori, e para femër që kryeson në listat e botës

Këngëtarja e njohur e hiteve “New rules”, “One kiss”, “Be the one” etj, Dua Lipa, është një prej femrave më të komentuara e më të ndjekura në të gjithë botën.

Ajo na ka bërë të gjithëve krenarë dhe së fundmi na ka gëzuar akoma më shumë kur ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se me sukseset e saj ka hyrë në histori.

Dua është femra e parë dhe e vetme që kryeson në Spotify me katër këngë, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Dua, jo shumë kohë me parë kishte mbajtur edhe festivalin Sunny Hill, në Prishtinë.