Të dhënat për turizmin/ Në 7 muaj kanë hyrë 3 milionë shtetas të huaj në Shqipëri

Për numrin e rritjes polakët janë në vendin e parë me 78 mijë. Shifrat e shtatë muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë të huaj. Grupi më i madh i pushuesve në Shqipëri vijojnë të mbeten shtetasit nga Kosova.

Pushuesit polakë janë ata që kanë rritjen më të madhe në numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për janar-korrikun e këtij viti. Mbi 33 përqind është rritja vjetore e pushuesve polakë, të cilët sipas INSTAT llogariten në mbi 78 mijë për 7 mujorin e 2018. Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe integrimi i i tij me rrjetin e agjencive ndërkombëtar ka bërë që pushuesit të mos vijnë vetëm spontanisht, por edhe në mënyrë të organizuar.

Nisja e sezonit ka qenë pak e vakët, por gjithçka është rikuperuar në 2 javët e fundit të korrikut dhe gjatë gushtit thotë menaxherja e një rrjeti hotelesh. Në rrugën e plazhit të Durrësit mëngjesin e së premtes kishte trafik të rënduar. Automjete të shumta nga vendi dhe rajoni i janë drejtuar plazheve për të pushuar edhe këtë fundjave të nxehtë gushti, po trafiku i ngarkuar e kthen në një sfidë të vërtetë udhëtimin. Ashtu si në shifrat e INSTAT turistët polakë dominojë me plazhin e Golemit. Si numër të përgjithshëm kosovarët zënë vendin e parë me mbi 911 mijë vizitorë.

Për t’u rikthyer tek shifra numri të huaj të hyrë në vendin tonë në 7-mujorin e 2018-s është gati 3 milionë me një rritje prej 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.