Të vizitosh qytetet kryesore në Europë ka të njëjtin ndikim sa të pish 1-4 cigare në ditë kjo për shkak të ndotjes së lartë të ajrit

Sipas një studimi europian të publikuar të premten, ndotja e ajrit është aq e lartë në qytetet kryesore europiane sa të kalosh një fundjavë të gjatë aty mund të ketë të njëjtin ndikim në shëndet sa të pish mes 1 – 4 cigare.

The European Association of Transport and Environment (Shoqata Europiane e Transportit dhe Mjedisit) krahasoi ndotjen e grimcave të imëta në 10 qytetet më të vizituara në Europë këtë verë duke i konvertuar me numrin e cigareve të pira.

Krahasimi mes ndotjes së ajrit dhe pirjes së cigareve bazohet në një kërkim të Berkeley Earth. Studiuesit gjetën se 22 mikrogramë për metër kub ajër grimca të imta se kishin të njëjtin ndikim në shëndet sa të pish një cigare.

Stambolli dhe Praga ishin në krye të këtij studimi – të vizitosh këto qytete për katër ditë do të kishte të njëjtin ndikim te mushkëritë sa të pish 4 cigare.

Ndërkohë, fundjavat e gjata në Dublin dhe Barcelonë ishin ekuivalente me pirjen e një cigareje në ditë.
Disa ditë në Milano do të kishin të njëjtin ndikim te shëndeti i vizitorëve sa 3 cigare në ditë, krahasuar me 2,75 cigare në Londër dhe 2 cigare në Romë dhe Vjenë.

“Kur ndotja e ajrit është e lartë këshillohet të shmangni të hani apo të merreni me aktivitete sportive jashtë” – tha Jens Muller, koordinator i cilësisë së ajrit në NGO Transport and Environment.

Turistët janë gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj këtij problemi kur zgjedhin një destinacion, pasi duan të mbrojnë shëndetin e tyre, shtoi ai. The European Association of Transport and Environment tha se ndotja e shkaktuar nga makinat është burimi kryesor i cilësisë së dobët të ajrit në destinacionet kryesore të turizmit në të gjithë kontinentin. Sipas mendimit të saj, kjo vjen pjesërisht nga automjetet që prodhojnë më shumë emetime se sa thonë prodhuesit e makinave.

Burimi: Euronews