Vlerat e ujit të detit në shëndetin tonë

Jemi thuajse në fund të stinës së verës dhe mund ta themi me siguri se këto kohë plazhet po frekuentohen në maksimum. Tregues të këtij fakti janë trafiku i rënduar në rrugët e vendit, prania e shumë njerëzve në det, si dhe fakti që përherë e më shumë po bëhet e vështirë të gjesh një shezllon të lirë, sidomos nëse shkon në plazh në mesditë. Çdo vend gjendet i zënë. Por a i njohim ne vlerat e ujit të detit në shëndetin tonë?

Uji i detit përmban 3,5% kripë, pra në një litër ujë deti gjenden të tretura 35 gramë kripë. Veç tyre, në ujin e detit ka dhe një sasi të vogël magnezi, sulfati dhe kalciumi. E vetmja gjë për të cilën nuk na ndihmon dot uji i detit, është hidratimi i trupit, por kjo është diçka shumë e vogël që mund të korrigjohet me konsumin e ujit normal, përpara gjithë përfitimeve që mund të kemi në shëndet.

Së pari, uji i detit pastron lëkurën tonë. Kripërat e tij nën rrezatimin e diellit bashkëpunojnë për pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Pikat e zeza në fytyrë, aknet, psoriasis e shumë gjendje të tjera patologjike, mund të eliminohen me ujin e detit.

Së dyti, ndihmon në forcimin e sistemit imun. Gjatë notit, rruazat e kuqe të gjakut rriten 5-20%, ndërsa ato të bardha akoma më tepër duke bërë të mundur forcimin e sistemit imun, sidomos në kushtet e diabetit, sëmundjeve me bazë imune, apo anemisë kur jemi ulje të rruazave të bardha të gjakut.

Së treti, uji i detit redukton ankthin dhe stresin. Duke qenë se përmban magnez, i cili ndihmon në qetësimin e nervave, gjithë personave që bëjnë një jetë stresuese, u rekomandohet të shkojnë në plazh për t’u qetësuar, në mënyrë që të mos marrin barna, të cilat normalisht kanë dhe efektet e tyre anësore.

Së katërti, uji i detit ndihmon në problemet me mushkëritë. Nëse vuani nga astma, kolla, apo nga probleme të tjera shëndetësore të lidhura me mushkëritë, bëni mirë të shkoni në det e të notoni, pasi do ta menaxhoni mjaft mirë frymëmarrjen tuaj. Nga ana tjetër, prania e kripërave ne det, ndihmon në largimin e toksinave dhe elementëve të tjerë që dëmtojnë mushkëritë.

Së pesti, pushimet ne det ndihmojnë në normalizimin e problemeve me pagjumësinë dhe depresionin. Duke qenë se deti ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe në qetësimin e nervave, ai do t’ju ndihmojë edhe të flini më mirë dhe të përmirësoni humorin tuaj.