Armikut tim

Nga poeti Preng Maca – Tiranë

Jam larg teje,
armiku im,i…dashur

ika unë prej teje
(tjetër zgjedhje nuk kisha)
të pata aq pranë,
aq pranë teje isha

armiku im
i urryer
gjatë jam menduar për luftën kundra teje,
përderisa shpinën ta kam kthyer

të lashë në harresë
të “mbulova “ pa dhimbje
emrin ta fshiva me ngut
nuk do të jesh më në apelin e asnjë feste

po ti nuk mund ta kuptosh dot një luftë të tillë
kjo është një vrasje me…heshtje
duke e harruar emrin tënd
në një botë kaq të vogël
ku pa dashje mund të shkëbesh një prekje

gjithë takimet e mundshme me ty
i kam dënuar me …vdekje