Zeqir Halili i Krasniqes “Qytetar Nderi” i Tropojës

Këshilli Bashkiak i Tropojës i ka dhënë titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Tropojës, Zeqir Halilit të Krasniqes për kontributet e tij si luftëtar e prijtar në luftërat për liri e pavarësi kombëtare shqiptare, për një Shqipëri të Bashkuar, në katërshtetshin ballkanik: Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi e Maqedoni.

Sot, më 18 Gusht 2018, ora 11.00, te Kungji i Armëve Markofçe në bjeshkët e Tropojës do të  organizohet Pëerkujtimore me rastin e 100 vjetorit te renies së Dëshmorëve të Atdheut: Zeqir Halil Mulosmani,  Bajram Man Mulosmanit e Bajram Niman Osmani.