Rita Ora do të prezantojë eventin e njohur muzikor “MTV Video Music Awards”

 

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Së fundi, këngëtarja ka zbuluar se do të jetë prezantuese si dhe është e nominuar në ceremoninë e këtij viti të” MTV Video Music Awards”.

Ngjarja muzikore do të mbahet gjatë ditës së hënë, me 20 gusht, ka  qenë edhe vetë këngëtarja që i ka ftuar fansat që që ta ndjekin këtë eveniment.

“Shihemi të gjithë gjatë ditës së hënë, 20.8.2018”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se këngëtarja edhe vitin e kaluar prezantoi këtë ngjarje të madhe të MTV-së ku njihen meritat e artistëve.

Këtë vit këngëtarja është e nominuar në dy kategori – “Best Dance” dhe “Best Visual Effects” – me këngën në bashkëpunim me DJ e ndjerë Avicii, “Lonely Together”.

Edhe këngëtarja tjetër e njohur, Dua Lipa është nominuar në tre kategori të ndryshme me këngën “New Rules”.