Receta e ditës/ Makarona me kunguj në furrë

Përbërësit:

320 g makarona me forma

40 djathë pecorino (djath i fortë deleje)

30 kikirikë

500 kungulleshka

3 qepë të vogla

200 g robiola (lloj djathi)

1 tufë borzilok

vaj ulliri

kripë dhe piper

 

Përgatitja:

Fillimisht presim në feta të holla kungulleshkat. Në një tigan hedhim katër lugë vaj dhe e skuqim deri sa të marrë ngjyrë qepën, të cilën e kemi prerë hollë. Pasi të ketë marë ngjyrë shtojmë kungujt, kripë, piper dhe i lemë të skuqen në zjarr të mesëm për rreth 7 – 8 minuta.

Në një mikser hedhim gjethet e borzilokut dhe 2/3 e kungulleshkave. Shtojmë gjysmën e djathit pecorino, si dhe robiolën. E përziejmë masën në mikser derisa të krijojmë një masë homogjene.

Ziejmë makaronat në ujë të kripur. Pasi t’i kemi kulluar, shtojmë salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.

Në një tavë hedhim pak vaj dhe më pas makaronat. Shtojmë kikirikët dhe pjesën e mbetur të pecorinos. Makaronat i pjekim për rreth 35 minuta në furrë me 180 gradë, të ngrohur më parë.