Jemi i vetmi popull që kemi dy palë heronj dhe dëshmorë..!

Nga Xhafer Leci

Unë i bashkova të djathtë e të majtë, jo vetëm në letër, por edhe në akademitë përkujtimore që organizoja me bashkëveprimtarët e mi, në kuadër të Shoqatës „Kadri Zeka“.
Deri me sot, mendoj se jam i vetmi organizator i akademive përkujtimore në mërgim, ai cili nuk kam bërë asnjëherë ndarjen nëmes dëshmorëve të kombit tonë, siç po veprojnë të tjerët.
Kjo dukuri e shëmtuar, po vazhdon jo vetëm në Mërgatë por edhe në Kosovë dhe mbarë trojet tona të Shqipnisë Etnike !
 
Saherë që më është dhënë fjala nga organizatorët, nepër vende të ndryshme, nga foltorja kam përmendur, si Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën,Bardhosh Gërvallën,po ashtu edhe Vehbi Ibrahimin, Enver Hadrin dhe Musa Hotin.
 
Bile kam dëgjuar të kenë thënë disa,pse po i përzien dëshmorët, Xhafer Leci?!
 
Nëse ndokush, ka organizuar ndonjë akademi përkujtimore, së bashku për këta 6 heronjë e dëshmorë të Mërgatës tonë, më tregoni ju lutem, dëshiroj ta përshëndes dhe falënderoj vëllazërisht?
 
P.S. Këtë foto e kam përgaditur unë, cilën e kam parë, në libra, gazeta dhe portale, nuk ka as gjë të keqe, përkundrazi më është bërë qejfi, por do ishte e ndershme ta cekun burimin, nga ku e kanë marë ? Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri e pavarësi !

Me nderime për Ju shoqëria ime !