“Sunny Hill Festival” në Prishtinë, krahas Dua Lipës përformojnë edhe emra të tjerë të njohur

Nis sot festivali “Sunny Hill” në Prishtinë.

Këtë vit, ky festival sjell emra të njohur të fushës së muzikës nga e mbarë bota.

Bashkë me Dua Lipën sot do të përformojnë edhe këngëtarët apo grupet si: Sytë, MTNJ, Kachinari, Genc Salihu, Gipsy Groove, Offchestra, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Asgjë sikur dielli, Oda, Jericho, Grace Carter dhe Stanaj.

Në ditën e dytë, do të performojë Action Bronson, ndërsa në të tretën Martin Garrix, duke mos lënë anash edhe artistët e tjerë të famshëm.