Gratë shqiptare të parat në Evropë për moshën kur lindin për herë të parë

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka moshën më të re në Evropë, 25 vjeçe e 8 muaj, që gratë vendosin të bëhen nënë për herët të parë.

Eurostat ka publikuar së fundmi statistikat mbi lindjet dhe normën e fertilitetit në Bashkimin Evropian.

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka moshën më të re në Evropë, 25 vjeçe e 8 muaj, që gratë vendosin të bëhen nënë për herët të parë. Në Evropë mosha mesatare kur një grua vendos që të bëhet nënë për herë të parë është 29 vjeç.

Vendet e Evropës Lindore kanë moshën mesatare më të re për lindjet për herë të parë. Pas Shqipërisë renditet, Bullgaria në 26 vjeç, e ndjekur nga Rumania me 26.4 vjeç, Letonia 26.7 vjeç, përcjell albinfo.ch.

Në kontrast me këto shtete, gratë kanë zgjedhur që të bëhen nëna për herë të parë pas moshës 30 vjeç në Itali, ku mosha mesatare e lindjes për herë të parë te femrat është 31 vjeç, Spanja, 30.8 vjeç, Luksemburgu me 30.5, Greqia 30.3, dhe Irlanda 30.1.

Në Shqipëri norma e fertilitetit është 1.56, diçka më pak se mesatarja evropiane (1.6). Fertiliteti është më i lartë në Kosovë, ku mesatarisht një grua bën dy fëmijë, Suedi (1.85), Francë (1.95), dhe Angli 1.79.

Norma e fertilitetit në një vit të dhënë tregon numrin mesatar të lindjeve të një gruaje gjatë jetës së saj.