Delawie: Është tragjike që nëna dhe bija në Gjakovë nuk ishin të mbrojtura

Delawie: Është tragjike që nëna dhe bija në Gjakovë nuk ishin të mbrojtura
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur i trishtuar dhe i zemëruar me vrasjen e dyfishtë në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës.

Delawie ka thënë se është tragjike se si nëna dhe bija nuk ishin të mbrojtura.

“I trishtuar dhe i zemëruar thellësisht nga vrasja e nënës dhe të bijës në Gjakovë. Është tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura. Programi ynë ‘Sundimi i Ligjit’ është duke punuar me policinë, prokurorët, gjyqtarët për t’u siguruar që ankesat për dhunë në familje të marrin vëmendje të menjëhershme”, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter.

Para pak minutash, seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës është ndërprerë pasi të dyshuarit Mark Nrecaj i është përkeqësuar gjendja.