Ty vendosa të të them diçka

Nga Muharrem Xhafa

Eqerem!

Ti e di që unë tani futem rrallë në fb., për arsye pune! Po ty vendosa të të them diçka, ndonse e ke të qartë përmbajtjen e pyetjes.
1
Kalimi nga një sistem ekonomiko-shoqêror më i ulët në një sistem tjetër ekonomiko-shoqëror më të lartë është ligj i dialektikës materialiste dhe nuk varet nga vullneti a dëshira e njerëzve! Duan a nuk duan njerëzit, bota shkon drejt komunizmit!
2
Si borgjezia e lartë europiane edhe ajo e botës e dine se proletariati e komunistët kanë humbur një betejë, po jo betejën për të ardhmen e botës – komunizmin!
3
Borgjezia e di mirë se ka njē ligjësi objektive historike, që nuk bën asnjë përjashtim, dmth sistemi borgjez një ditē do t’ia lëshojë vendin sistemi socialist. E që të mos ndodhë shpejt kjo përmbysje dhe që socializmi të mos kthehet shpejt si sistem botëror për masat e popullit, borgjezia jep alarmin e “gogolit komunist” dhe sajon lloj-lloj genjeshtrash rreth tij!
4
Njerezit nuk duhet të harrojnê se e djathta ekstreme europiane e boterore – shtylla kurrizore e imperializmit botëror – është e gatshme të zbatojë doktrinën naziste per mbrojtjen e interesave të veta.
5
Gjithkush është i lirë të besojë ose jo në këtë ligjësi, po, do apo nuk do borgjezia, një ditë komunizmi do të fitojë! Sado të zgjasë kapitalizmi nuk është i përjetshëm!


8 gusht 2018