6 hapa si të mbroni telefonin tuaj nga temperaturat e larta

Me ardhjen e verës vijnë temperaturat e larta, por bashkë me to edhe problemet me smartfonët tuaj.

Temperaturat ekstreme mund të kenë një ndikim të madh në komponentët e brendshëm të telefonit tuaj. Telefoni kur nxehet shumë mund të shkaktojë humbje të të dhënave ose ekspozimi i përsëritur ndaj nxehtësisë mund të ngadalësojë përgjithmonë pajisjen tuaj. Nxehtësia mund të shkaktojë rrjedhje të baterive, duke rrezikuar sigurinë tuaj personale.

6 hapa si të mbroni telefonin tuaj nga temperaturat e larta:

Mbajeni telefonin jashtë xhepit tuaj

Në një ditë të nxehtë, ju nuk duhet ta mbani telefonin tuaj në xhep nëse dëshironi që ai të mos nxehet. Jo vetëm që është e pakëndshme, por ngrohja natyrale e trupit tuaj do të funksionojë kundër procesit të ftohjes.

Ndaloni përdorimin e telefonit tuaj ose vendoseni në ‘airplane mode’

Nëse jeni duke luajtur lojëra ose duke bërë shumë thirrje, telefoni juaj do të punojë më shumë dhe do të gjenerojë më shumë nxehtësi se më parë. Kombinuar me temperaturat e larta përreth, kjo mund të çojë në mbinxehje. Për të ndihmuar telefonin tuaj të ftohet, vendoseni në ‘airplane mode’ dhe mos mos e përdorni atë për ca kohë.

Mos e lini telefonin tuaj në makinë

Një makinë vepron si një serë në një ditë të nxehtë – një studim i kohëve të fundit zbuloi se një makinë e parkuar në diell mund të arrijë temperaturë  jashtëzakonisht të larta në vetëm një orë. Kompanitë e smartfonëve rekomandojnë mospërdorimin e telefonëve në temperaturat shumë të larta. Makinat e nxehta janë natyrisht, gjithashtu një kërcënim për njerëzit dhe kafshët shtëpiake.

Mos e karikoni telefonin tuaj kur preket direkt nga rrezet e diellit. Mbajini në hije ose në çantë

Siç keni provuar ndoshta, karikimi i telefonit tuaj mund të shkaktojë që ai të nxehet. Nëse e lini telefonin tuaj direkt në rrezet e diellit ndërkohë që është duke u karikuar, nxehtësia nga dielli do të shtojë nxehtësinë normale që është një efekt anësor i transferimit të energjisë elektrike në baterinë e telefonit tuaj. Kjo mund të shkaktojë që telefoni të ngrohet shumë më tepër se zakonisht.

Mos e karikoni telefonin nën jastëkun tuaj

Për të njëjtën arsye, nuk duhet të lini telefonin tuaj nën jastëk, batanije apo materiale të tjera ngrohëse.Në një ditë të nxehtë, nxehtësia e dhënë nga një telefon i karikuar mund të rritet në nivele të rrezikshme nëse nuk lejohet që nxehtësia të shpërndahet me efikasitet. Sigurohuni që të karikoni telefonin tuaj në hije, mundësisht në një sipërfaqe të fortë dhe të ftohtë.

Mos e vendosni telefonin në frigorifer nëse shikoni që po nxehet shumë

Ndërrimi i shpejtë i temperaturës është gjithashtu shumë negativ për telefonin tuaj. Një arsye për këtë është kondensimi: uji ka shumë gjasa të bllokohet brenda telefonit tuaj, duke shkaktuar probleme, nëse e vendosni diku si në një frigorifer kur është shumë i nxehtë. Një mënyrë e mirë është që ta fikni telefonin tuaj dhe ta lini në një zonë të freskët për ca kohë derisa të kthehet në temperaturën e dhomës.<