GAZETA “TROPOJA”

Në fund të shtatorit 2018 do të dalin në qarkullim gazeta periodike: “TROPOJA”, numri i saj i parë, me 24 faqe, me tirazh 1.000 kopje.

Gazeta “Tropoja” në faqet e numrat e saj do të sjellin e përcjellin për lexuesit e vet Tropojën e historisë e figurave të saj; Tropojen e përditshmërisë së gjithanshme; Tropojen e ekonomisë, turizmit, kulturës, letërsisë e arteve; Tropojen e gëzimeve e problematikave të saj; Tropojen e mangësive e përvojave të rrugëtimit të saj e të projekteve aktuale e të ardhmërisë së saj; etj.

Gazeta “Tropoja” do të ketë shkrime dhe për Gjakovën me rrethinat e saj (pasi Tropoja njihet në etno-histori dhe si “Malësi e Gjakovës”); për Qarkun Kukës (pasi Tropoja është një nga tre bashkitë e saj); për bashkitë për rreth saj si Puka, Malësia e Madhe, Hasi, Plavë-Gucia, Juniku, Deçani, Peja, Shkodra, etj. (me të cilat e lidh historia, kultura e zhvillimet e saj shoqërore-ekonomike, etj.).

Shkrimet tuaja (të ilustruara me fotot përkatëse) i mirëpresim në adresat: e-mail gazetatropoja@gmail.com dhe, me postë: Gazeta “Tropoja”, Kutia Postare nr. 96, Tiranë.

Gazeta kushton 30 lekë në Shqipëri dhe 0.50 Euro në Kosovë e në Malin e Zi, e cila do të shpërndahet në Tropojë, Tiranë, Durrës, Gjakovë, Shkodër, Lezhë, Kukës, etj.

Redaksia e Bordi i botimit të gazetës “Tropoja” do të përpiqet për t’iu shërbyer sa ma shumë e ma mirë lexuesve të saj në vendlindje, në shtete e treva shqiptare në Ballkan e kudo tjetër në diasporat shqiptare në botë.