Shkodran Imeraj: Lojërat e ndyra të Igumenit Janjiç, retorikë e rrezikshme

                                                                                  Shkodran Imeraj

Kryetar i Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, Shkodran Imeraj ka reaguar ndaj Igumenit Janjiç dhe Ambasadorëve të BE-së në Prishtinë për pengimin e rrugës Deçan – Plavë.

Ai përmes një komunikate për media, ka thënë se Lojërat e ndyra të Igumenit Janjiç, të cilat po i bënë si përfaqësues i Manastirit të Deçanit janë retorikë e rrezikshme dhe destabilizuese.

Për me tepër, Imeraj ka shtuar se Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe Igumeni Janjiç, është dashur të reagojnë edhe në kohen kur janë ndërtuar Hidrocentralet në Lumëbardhin e Deçanit

“Politika anti shqiptare e Manastirit të Deçanit, e ndihmuar edhe nga ndikimi serb e rus, është i papranushëm dhe aspak nuk i kontribuon ndërtimit të shoqërisë multi etnike dhe shumë konfesionale.

Lojërat e ndyra të Igumenit Janjiç, të cilat po i bënë si përfaqësues i Manastirit të Deçanit (tempull ky i shqiptarëve dhe i uzurpuar nga serbët barbar që në shekullin e XIV), janë retorikë e rrezikshme dhe destabilizuese. Tentimi i krye fondamentalistit ortodoks serb Janjiç, për pengimin e rrugës Deçan – Plavë, me pretekstë që prekë Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit dhe presioni i Ambasadorëve të vendeve të BE-së në Prishtinë, për mos lejimin e ndërtimit të kësaj traseje, janë terësishtë veprime të gabueshme.

Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe Igumeni Janjiç, është dashue të reagojnë edhe në kohen kur janë ndërtuar Hidrocentralet në Lumbardhin e Deçanit. Kjo nuk ka ndodhur, edhe përkundër që është shkelur ligji i Zonës se Mbrojtur të Manastirit të Deçanit. Ateherë nuk është kundërshtuar ky ndërtim, ngase Manastiri i Deçanit ka përfituar ekonomikisht, duke marrë fitimin e prodhimit të Hidrocentralit i cili është i ndërtuar disa metra larg objektit mesjetar të Manastirit të Deçanit.

Ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë, është dashur të reagojnë me rastin e ndërtimeve të fundit që janë bere në Manastirin mesjetar të Deçanit, ku edhe janë shkelur rendë ligjet e UNESCO-së.

Veprimet e fundit të krye fondumentalistit ortodoks Sava Janjiç e të përkrahura nga Ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë në lidhje me mos lejimin e asfaltimit të trasese së rrugëa Deçan – Plavë, e cila kalon kah Manastiri i Deçanit, duhet të kundërshtohen nga i gjithë spektri politik në Deçan, dhe kjo me anë të demonstratave të pa ndërprera deri në ndergjegjesimin e opinionit nderkombetar që është akredituar në Prishtinë, se ata duhet të japin kontribut në përmiresimin e tolerancës ndër etnike e as se si të mos japin kontribut në thellimin e ndarjeve etnike në Kosovë”, thuhet në reagimin e Imerajt / A.M./ BotaSot/