Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dekreton ligjin për mësimin e Shqipes në Diasporë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Në ndryshimet ligjore përfshihen propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën.

Mbi bazë të këtij ligji të rëndësishëm, Ministria e Arsimit, do të krijojë regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit dhe do të pajisë me certifikatë nxënësit pas përfundimit të programit.

Kriteret për krijimin e regjistrit shtetëror dhe dhënien e certifikatës miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.

Gjithashtu, një tjetër shtesë e rëndësishme është përfshirja e përfaqësuesit të ministrisë përgjegjëse për Diasporën në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Inline image