Ndahen çmimet e Manifestimit “Malli poetik i Kosovës”, Edicioni 7-të /2018

Këshilli Organizativ dhe Drejtori i Manifestimit “Malli Poetik i Kosovës- 7-të” 2018:

NJ O F T I M

Shkrimtarë e adhurues të fjalës së ëmbël poetike, ju shkruaj këtë Njoftim për rezultatet e vlerësimit të poezive tuaja Konkuruese, nga ana e Jurisë Shaip Beqiri , kryetar, Reshat Sahitaj dhe Hajredin Kabashi. Në Mallin Poetik edicioni 7-të kanë konkurruar 42 poet me poezi shumë të mira . Juria i ka vlerësuar kështu:

Cmimi i parë (150 Euro) e fitoi poeti Afrim Demiri
Cmimi i dyte (120 Euro) e fitoi poetja Farida Ramadani
Cmimi i trete (100 Euro) e fitoi poeti Demir Reshiti
Cmimi Special “Prof.dr.Hava Qyqalla” e fitoi poeti Flamur Shala (100 Euro)
Cmimin kurajues (100 Euro) e fitoi talentja e ardhmërisë Florentine Dermaku.

Falenderoj Këshilltarin e Kryeministrit të Kosovës, z. Jahja Lluka i cili e madhështoi manifestimin me prezencën e tij, Hasan Qyqalla Kryetar i LSHK në mbarë Diasporën dhe Reshat Sahitaj Kryetar i Bashkimit të Shkrimtarëve Shqiptarë, ashtu si edhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Besoj që poezitë e lexuara ishin të nivelit të mirë, në një ambient edhe më të mirë dhe me ajrë të fresket të pishave të Sllatinës.

Moderimi i mrekullueshem i Ali Topallit dhe Florentine Dermakut ishin befasi e këndshme e Manifestimit. Dizajnimi i panos, ftesave , Mirënjohjeve dhe Cmimeve të Dibran Fyllit na bënë të ngrohtë e të këndshëm fetivalin poetik. Përurimi i veprave të Farida Ramadanit dhe Ali Prebreza ishin edhe një begati e Manifestimit. Në KO dhe Drejtori i Manifestimit ju falenderojmë për pjesëmarrje dhe urojmë të shihemi me shpesh në takimet tona letrare ndërkombëtare më 6 tetor 2018.

Me respekt Lan Qyqalla, Ali Prebreza, Florentine Dermaku dhe Hysen Grajçevci si dhe SHKAL “Naim Frashëri” Fushë Kosovë.

Mbështetës të Festivalit ishin Ministria e Kulturës dhe Drejtoria komunale e kulturës në Fushë-Kosovë, përkatësisht kryetari z. Burim Berisha.