S’patëm kohë me u çmallë

Nga Elida Rrustaj – Shkodër

S’patëm kohë me u çmallë,
aq e kishe lejen.
Ti,gjysa që hupa mbasi nuk ishe kurrë aq i bukur si gjysmë.
Mbeta vetëm me mbrámjet tona t’shkurta e t’lumtuná
rritë e helmue mes dhamb ujqërisht,
dozë e náltë për nji lule të brishtë.
Qaj me shikimin e largët në errsinë.
S’muj me bá dashni me burra që nuk i due!
Kam në zemër kujtimet e tua,
qaj e mbahem,
mbahem e qaj.
Bota âsht përmbys,
kam mbet pa sy,
pa krye.
Vé nji lule të thjeshtë
në kopshtin e dashnisë
s’kam hapsinë tjetër.
Mbeta mbi dhé,
nën dhé,
andej ,
këtej matanë,
pikëllim i argjendtë që përpin oqeanin.
Ti je aty ku ishe n’fillim
n’zemrën téme…