“Komunistat”

Nga Ilir Kadia

Pagova pese mije leke dy shezlongje dhe cadren prej kashte si sac dhe po mendoja se sa biznes i mire ky. Per 1000 vende ne diell brenda dites 5 milion leke! Bravo atyre qe e kane! Nderkaq prane djalit qe me dha bileten e shezlongjeve erdh nje shok i tij.
-Na mbyten komunistat!-i tha djalit shezlongas.
-Ku jane?!
-Ja!- dhe tregoi nga ne.Pastaj nga kosovaret pak me larg e deri sa I hante pellemba e shtrire!
Nga na njohu qe jemi komunista,ne me breke jemi te tere ketu, borgjeze e komunista?!-thashe me vete.
Ne fakt ndjeva qe u nxheha se filloi te me thahet peshtyma.
I kerkova gruas te me nxirrte nga trasta shishen me uje! Ajo kerkoi mes byrekut,djathit e rrushit shishen qe kish marre ne etikete ca therrime buke te zese.E ktheva te ngrohur sic ish dhe shkova zura per krahu djalin e shezlongjeve.
– Ore kujt i thote komunista ai shoku yt?

Ai me pa me te qeshur dhe me spjegoi se ai djali ish pronari i atij barit atje dhe komunista u thote plazhisteve me trasta se ata edhe ujin e marrin me vete dhe nuk i bejne atij as xhiron e nje birre te ftohte!