Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Rama: Së shpejti një lajm shumë i mirë

Nga Edison Caushi – ATSH

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së tij në emisionin “Përballë” theksoi se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të kenë lajme pozitive përsa i përket aspektit të mbrojtjes.Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se Shqipëria është në pozicion pozitiv edhe në raport me këndvështrimin e administratës amerikane.

“Shqipëria është në pozicion pozitiv edhe në raport me këndvështrimin e administratës amerikane dhe patjetër… Unë shpresoj që së shpejti të kemi një lajm shumë të mirë për marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara në pikëpamje të mbrojtjes. Nuk mund të them më shumë”, theksoi Kryeministri Rama.