Konfirmohet zëvendësuesi i Hoyt Yee, i quajturi budozeri

Konfirmohet zëvendësuesi i Hoyt Yee, i quajturi budozeri

Matthew Palmer është konfirmuar në postin e Zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit për Europën edhe Euroazinë, duke zëvendësuar në detyrën e rëndësishme Hoyt Brian Yee. Politiko.al mëson se Palmer është emëruar për një mandat të plotë në këtë post brenda Departamentit Amerikan të Shtetit.

Matt Palmer e mbante me statusin e të përkohshmit këtë detyrë që pas largimit të Yee në fillim të këtij viti, por Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo e ka konfirmuar për një mandat të plotë.

Përpara se të merrte këtë post të rëndësishëm, Palmer drejtonte që prej vitit 2016-të drejtorinë për Çështjet e Europës Jugore dhe Qëndrore në DASH.