Musa (Hajdar) Çekaj nga Irzniqi i Deçanit

Me dhimbje morëm lajmin për humbjen e punëtorit shumëvjeçar të arsimit, mësuesit dhe kolegut të profesionit, Musa (Hajdar) Çekaj nga Irzniqi i Deçanit.
Baca Musë (kështu e thirrnin kolegët dhe bashkëvendësit), me punën e tij të palodhshme, duke mos iu nënshtrua as regjimit të egër serbo-sllavë, ishte i respektuar nga të gjithë, dhe shembull se si duhet angazhuar për arsimimin dhe edukimin e brezave.
Për të nderuar jetën dhe punën shumëvjeçare të mësimdhenësit të shquar të Lëndës së Matematikës, në Sallën e Kuvendit Komunal, me 28.7.2018 (e shtunë), do mbahet Mbledhje komemorative, e cila fillon në ora 11.00!

Adem Lushaj
Kryetar i Shoqatës të Intelektualëve të Deçanit