Mjaft më me propagandë…

Nga prof. dr. i shkencave filozofike Përparim KABO

Dje në lajmet rutinë dëgjova një deklarat të ministers së drejtësisë e cila pasi shpalli se refoma në drejtësi po ecën mirë dhe se suksesi saj është i padiskutueshëm, zbrazi dhe një sërë insinuatash dhe akuzash ndaj opozitës politike, që si edhe thuhet në korr nga pushtetmbajtësit, nuk e do reformën, është kundra saj dhe po përpiqet ta pengojë me çdo mënyrë si edhe ishte mosvotimi i Ligjit për Shkollën e Magjistraturës i cili kërkonte një shumicë të cilësuar. Po dje pash qëndrimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë i cili nuk fliste për një palë pro dhe për një palë kundra..; por për përgjgjesinë e partive politike.
Reforma në drejtësi nuk është vetëm pastrimi i sistemit të gjyqësorit nga të korruptuarit dhe të paaftët zonja Ministre. Nëse keni këtë kuptim, po ju them se e keni të pamjaftueshëm. Gjithashtu askush as brenda e as jashtë vendit nuk e ka konceptuar reformën si një instrmunt gjueti të njërës parti politike kundra partisë tjetër. Kjo lloj retorike është propagandë në shprehje, është e gabuar në arsyetim, është antireformë në qëllim, është jo demokratike sepse dëmton bashëkjetesën politike që karakterizon shoqërinë plurale dhe sistemin e demokracisë pluripartiake. Në etikën e drejtëisë askujt nuk i takon të japi deklarime të tilla, por në rradhë të parë Ministres së Drejtësisë jo e jo. Komisioni verifikimit të pastërtisë së figurës së gjyqtarit dhe prokurorit nuk është mekanizëm në duart e opoztës, ndaj vendimet e tij janë (preszupozohen të pavarur) por që po bindin dhe nuk po bindin sepse ka drejtësi por ka edhe gjueti shtrigash. Në vendimet e tij po shohim qëndrime strikte për pesë pare spec dhe mbyllje sysh për pasuri milonëshe. Në gjykimin e opinionit qytetar ky komision me vendimet e fundit e ka lëkundur besimin te publiku dhe ka lënë shijen e një instrumenti që po përdoret. Nëse publiku dyshon atëhere ka gjëra serioze që kërcasin dhe që herët apo vonë do ju dali tymi dhe era. Krijimi i situatës ku vendi ka mbetur pa institucione të gjyqësorit nuk është tregues që reforma po ecën, ndaj thash më lart se nuk është vetëm pastrimi.

Një shtet pa institucione drejtësie është sistem totalitar nga lart dhe anarki nga poshtë, është urdhër I verbër nga sipër dhe xhindet e dalur nga shishja në realitetin e përditshëm. U bënë disa vite që shumë institucione marin pagat dhe nuk funskionojnë, apo që ligji në fuqi bllokohej deri sa ta hartohej ligji i ri…L’etat c’est moi…kishte në thelb ndarjen e sundimit nga shteti dhe identifikmin e shtetit me sundimtarin-“si thuhej shteti në të vërtetë është mbreti dhe mbreti në të vërtetë është shteti.” Në demokraci nuk është kjo filozofi dhe nuk mund të veprojë as kjo mendësi e as ky agregat mekanizmash. Pushteti absolut I Luigjit XIV është një e kaluar historike si faktologji por është dhe një precedent që vlen si pikë referimi. Nëse duam një shtet normal me ligje dhe me pushtete të pavarur që kontrollojnë njëri tjetrin duke siguruar një barazpeshë mes tyre, kjo arrihet me institucione të shëndetshme, funksionale, dhe ligjore…
Reforma cilado qoftë nëse konceptohet si “kali betejës së njërës palë” duke përjashtuar palën tjetër apo më keq akoma duke e sulmuar atë, në rastin më pak të keq është propagandë e ditës, në rastin më të keq është jo reformë institucionale sepse përjashtimi nuk mund të bashkëjetojë me institucionalizmin, pasi nëse ti më përjashton mua sot sepse je shumicë parlamenatre dhe ke edhe ekzekutivin, atëhere nesër të vij unë partia tjetër në pushtet do të sillem po kështu me ty…Kjo sjellje ndryshe quhet “lufta e të kundërtave dhe mohimi i mohimit” tipike në logjikën marksiste dhe që nuk ka asgjë të bërbashkët me “opozitën binere” të strukturalizmit…Zonja Ministre do ishte më mirë që të tërhiqnit atë deklaratë dhe ju e para të tregoni se dini të bisedoni me ekspertët e opozitës…Gjykoheni me qetësi dhe do gjeni arsye pse duhet ta bëni këtë gjë…Unë thjesht ju sygjeroj…vendimi është i juaji por ai duhet të dali nga parimiteti i drejtësisë dhe jo nga zyra e partisë. Ju faleminderit edhe thjesht nëse e lexoni…!

Pkabo 26 korrik 2018