“Le Figaro” (1929)/ Suksesi i Aleksandër Moisiut në Argjentinë dhe nisja e tij për në Hollywood

NGA AURENC BEBJA-FRANCE/

1 argjentine

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 8 majit 1929, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me suksesin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

Argjentinë/

Aktori i famshëm gjerman, Aleksandër Moisiu, i cili dha vitin e kaluar disa shfaqje në Paris, sapo ka bërë një turne të suksesshëm në Republikën e Argjentinës, me Johanna Terwin (gruaja e tij në jetën private), si partnere kryesore.

Ai u duartrokit veçanërisht për rolin në pjesën e “Hamletit”, i cili është një nga rolet e tij më të mira.

Moisiu do të kalojë nga Valparaiso dhe Nju Jorku për të shkuar në Hollywood.