Poezi nga Sylë Bajrami- Kosovë
Ne ëndërr pashe, sikur ëndërroja,
një ëndërr plot dashuri!
Me pëllëmbe ,me gishta, po ledhatoja ,
një harte, te mbushur, plot mrekulli.
Kur pëllëmba preku hartën ne mur,
dora ndjeu te ftohet ,shpejt e tërhoqa.
Nuk kish mrekulli, gjithë andej gurë ,
një gjurme gjaku, ne këtë harte, e ndoqa.
Nuk dijë ,e ndiqja apo me ndiqte,
Nuk dijë sa hapa ,sa rruge, kisha bere !
Nuk dije sa e gjate ishte kjo ëndërr ,
Mua me dukej ,një jete e tere!
As nuk ishte ëndërr ,as s’po ëndërroja
Këtu para meje ,një harte e shkyeme !
Me ca simbole si shkronja C,
Ne njëqind vende ,me gjak e ngjyme !!
E fshina ballin i fshina sytë ,
doja qe hartën ta shohë me mire !
Sikur, kjo harte ,është fytyra e jone !?
U ngrita, te shoh, ku ka pasqyre !!