Një Republikë Amerikane në Europë

 Artikulli i William Willard Howard, Secretary of the Balkan Relief Fund në the Christian Work, NY 2 nëntor 1918.

William Howard,The Christian Work An American Republic in Europe The_Adriatic_Review _Page_1——

 

Tani që forcat ushtarake të Austro-Hungarisë janë terhequr nga Shqipëria si rezultat i operacioneve të kombinuara detare e tokësore të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë, është e mundur për të vënë menjëherë në veprim parimin e Presidenti Wilson për vetëvendosjen e popujve të vegjël. Nga kombet më të vëgjel, së pari Shqipëria, e liruar nga dominimi i Fuqive Qendrore, është e gatshme për vetqeverisje.

Në bazë të njohurive të mija për Shqipërine dhe të njohjes intime me të gjitha klasat e shqiptarëve nga pashallarët te karrocierët unë ofroj sugjerimet e mëposhtme:

  1. Që Presidenti Wilson, duke vepruar në harmoni me aleatët e Shteteve të Bashkuara, të shpall Republikën e Shqipërise.
  2. Që Shtetet e Bashkuara t’i japin Shqipërisë në të njëjtën masë dhe lloj udhëzimi, ndihmë dhe mbrojtje që ato i kane dhënë Kubës dhe Filipineve.
  3. Që të formohet një qeveri amtare shqiptare, zyrtarët e së ciles duhet të zgjidhen, sa të jetë e mundur, nga shqiptarët qe tani jetojne në Shtetet e Bashkuara.
  4. Që fondet për shpenzimet e qeverisë dhe të kostot e restaurimit te Shqipërise në një gjendje prosperiteti të sigurohen nga emetimi i obligacioneve të qeverisë shqiptare të garantuara nga Shtetet e Bashkuara.
  5. Që kontrolli dhe udhëzimi i Shteteve të Bashkuara mbi qeverinë shqiptare të ndërmerret për një periudhë prej njëzet e pesë vjetesh, ose deri kur, sipas mendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, shqiptarët janë kualifikuar për të menaxhuar punët e tyre.
  6. Që kufijtë e Shqipërisë të përkufizohen përgjatë linjave etnike pa marrë parasysh kufijtë gjeografikë arbitrare dhe të pakënaqshme te para luftës.
  7. Që të gjitha marrëveshjet që mund të jene bere nga Fuqitë Qendrore e nga aleatët e Antantës lidhur me disponimin e ardhshëm të Shqipërise, me caktimin e kufijve të saj, ose kontrollin e punëve të saj, që nga prilli 1917 të konsiderohen të pavlefshme dhe Shqipëria të trajtohet në bazë të deklarates së Presidentit Wilson te parimeve themelore per hyrjen e Amerikës në luftë.

Në mbështetje të sa më sipër unë paraqesë sa vijon:

Shqipëria ka të drejtë për një ekzistencë të pavarur kombëtare për këto arsye: Se është kombi më i vjetër në Evropë; Se Ajo luftoi për pavarësi nga sundimi turk për gati pesëqind vjet dhe që, në shpërthimin e luftës në fjalë, ajo në të vërtetë kishte ekzistencë kombëtare dhe një qeveri të krijuar, të pranuara dhe të mbështetur nga pesë fuqi të Evropës.

Në luftën e saj për përparim nga errësira dhe injoranca e Mesjetes, Shqipëria mund të shoh për udhëheqje dhe ndihmë vetëm nga popujt e lirë të demokracisë perëndimore; së pari, sepse asnjë nga aleatët e Amerikës nuk është në pozite financiare apo të tjera, për të ndërmarrë punën, dhe, së dyti, sepse nga të gjitha kombet vetëm Shtetetet e Bashkuara të Amerikës, hyri në luftë jo per vetëmbrojtje të drejtpërdrejtë apo për përmbushjen e detyrimeve të traktatit, por për motive të pastra altruiste.

Republika e Shqipërisë duhet të shpallet sepse bota është ngopur përgjithmonë me monarki dhe sepse vete shqiptarët dëshirojnë një formë republikane qeverisje të modeluar sipas qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët e qeverisë së re të Shqipërisë duhet të zgjidhen nga të rinjtë shqiptare që tani jetojnë në Shtetet e Bashkuara, sepse keta të rinj, më mirë se çdo shqiptar tjetër kudo në botë, janë më të përshtatshëm për të formuar bërthamën e Shqipërisë së re. Ata kanë nxënë frymëzimin e qytetërimit amerikan; ata kanë mësuar gjuhën tonë; ata kanë ndjekur shkollat tona te natës; ata kanë zhvilluar shprehitë e mjeshtrise dhe industrisë; ata janë bërë të aftë në linja të ndryshme të prodhimit; ata kanë përshtatur vetveten për t’u bërë asete të vlefshme të qytetarise së Shteteve të Bashkuara, dhe ata e kanë mbajtur të gjallë në zemrat e tyre dashurine e atdheut, që në momentin e duhur, do ti shtyje të kthehen në vendlindjen e tyre, ku entuziazmi i tyre progresiv,  inteligjenca e gjere dhe pervoja amerikane ne aftësinë e tyre industriale do ti japë Shqipërise atë shtytje përpjetë që do ta vendos atë në barazi me kombet e Evropës Perëndimore, ku asaj i takon.

Ne Shtetet e Bashkuara ka 60.000 të rinj me origjine shqiptare.  Kam takuar dhe folur me qindra prej tyre. Gjatë dhjetë viteve të fundit asnjë shqiptar në Shtetet e Bashkuara nuk ka rënë ne atë shthurje apo në forma skamje sa të jetoje nga bamirësia publike.

Shtetet e Bashkuara duhet të japin të holla për rindërtimin dhe perparimin e Shqipërisë, sepse asnjë shtet tjetër nuk është ne gjendje ta bëj atë. Shqipëria do të paguajë, më kohë, të njëzet milionë apo afer kesaj shume, që nevojiten për restaurimin e saj.

Ashtu si në rastin e Filipineve, kontrolli i Shteteve të Bashkuara mbi çështjet e Shqipërisë duhet të ndërmerret për njëzet e pesë vjet, ose deri sa të rritet një brez i ri për të vazhduar punën e qeverisë përgjatë vijave më të qytetërimit tonë më të përparuar perëndimor. Tia japësh qeverinë e Shqipërisë së re pashallarëve, bejëve, kajmekamëve, mukhtarëve që ende mbahen si llumi i keqqeverisjes së vjetër turke do të ishte një krim kundër civilizimit dhe një dëm ndaj Shqipërisë që njëqind vjet nuk do ta ndreqin.

Në delimitimin e kufijve të Shqiperisë do të dalin vështirësi të rej po qe se nuk aderohet me vendosmëri të palëkundur në parimet e shpallura të Presidentit Wilson.  Lakmia e pamatur e shteteve që rrethojnë Shqipërinë mund të kërkojnë zona të mëdha të territorit të populluar ekskluzivisht nga shqiptarët; por në qoftë se kufijtë caktohen sipas linjave etnike, këto kërkesa mund të injorohen. Caktim i kufijve në bazë të linjave etnike do të përfshijë Liqenin e Ohërit dhe qytetet e Strugës, Dibrës, Gjakovës, Prizërenit, Pejës dhe rrethe të tjera, të cilat janë lënë jashtë nga Traktati i Londrës pas paqes të luftës së fundit ballkanike.

Është e pamundur dhe e paimagjinueshme që Shqipëria të coptohet dhe shpërndahet midis kombeve përreth, ose që ajo do të kontrollohet nga ndonjë fqinj i caktuar, sipas thashethemeve funksionale të një traktati të fshehtë para se Shtetet e Bashkuara të hynin në luftë. Presidenti Wilson hodhi mënjanë planin nëse ka pasur plan – kur ai bëri deklaratën kundër coptimit të popujve të vegjël ndërmjet fqinjëve të tyre grabitçar.

Forma e saktë e kontrollit të Shteteve të Bashkuara mbi çështjet e Shqipërisë së re mund të lihet ta caktoj Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Presidenti mund të kete si precedent, marrëdhëniet me Filipinet. Një komision amerikan mund të jete i kënaqshëm, edhe pse, për rezultate të drejtpërdrejta dhe një restaurim të shpejtë të Shqipërisë, mund të jetë me efektiv një guvernator i përgjithshëm me autoritet të mjaftueshëm ekzekutiv.

Shqipëria nuk ka nevojë për organe vendimore publike, diskutime pa fund per hartim ligjesh, apo kombinime politike. Ajo ka nevojë vetëm këto gjëra të thjeshta:

(A) Ushqim për të uriturit.

(B) Punësim për të gjithë njerëzit e aftë për punë.

(C) Rrugë hekurudhore. Shumica e punësimit për vitin e parë apo të dytë mund të jepet për ndërtimin e rrugëve.

(D) Kafshe pune, mjete bujqësore dhe farëra.

(E) Instruksione në metodat moderne të bujqësisë, ku pastaj prodhimi i të lashtave të ushqimit mund të katërfishohet.

(F) Thertore, fabrika e këpucëve, fabrika veshmbathje, fabrika leshi,

(G) Zhvillimi i burimeve natyrore, përfshirë qymyrin, bakrin dhe bitumin.

(H) Shkollat fillore. I vura shkollat ne fund sepse shkollat mund të mos lipsen në Shqipëri për pesë apo gjashtë vjet. Shumica e fëmijëve të vegjël kanë vdekur nga uria.

Shqipëria nuk ka nevojë për asgjë më shumë.  Jepni asaj këto gjëra në dorë të një guvernatori të përgjithshëm inteligjent të motivuar nga dashuria për punën e Tij dhe i kontrolluar nga ndjenja e përbashkët, dhe ajo do të dalë nga shkretia dhe gjendja e qytetrimit të shekullit të dymbëdhjetë dhe do të zërë një vend të nderuar midis kombeve të Evropës Perëndimore. Populli i saj është i racës perëndimore, njësoj si ne. Ata nuk janë me origjinë lindore, si armenët dhe sirianët.

Kjo nuk është punë e një politikani apo një shtetari. Kjo nuk është një punë për një njeri i cili kënaqet duke rrethuar veten me format e jashtme të qeverisë dhe madhështinë dhe ceremonitë e zyrës publike. Kjo është punë e një njeriu, i cili sheh mundësinë për të nxjerrë dy milionë njerëz nga errësira dhe injoranca në dritën e qytetërimit perëndimor, dhe i cili do të punojë ditë e natë për të kryer detyrën e tij.

Është punë e një njeriu të vërtetë! Me fat do të jetë njeriu që e merr atë! Puna më e mirë e zemrës së tij do të shkatërrohet herë pas here nga duart e dyshimit, kritikës dhe injorancës; motivet e tij do të vihen në pyetje, metodat e tij do të kundershtohen; por nëse ai është një njeri i vërtetë, i pershtatshem për punën, ai do të ketë harene e gëzueshëm të punës! Në fund ai do të triumfojë; puna e tij do të rrojë! Atëherë, ç’rëndesi ka nëse ai shkatërrohet dhe shkon parakohe në varr?

Përveç dhënies së ushqimit të uriturëve dhe punësimit të afteve fizikisht, gjëja e parë me rëndësi është ndërtimi i rrugëve.

Unë kam udhëtuar 450 milje neper Shqipëri. Nga e gjitha ajo distancë vetëm njëzet e pesë milje kam udhëtuar në një kamionçinë. Gjatë udhëtimit tim jam detyruat të bej 150 milje në këmbë, sepse shtigje malore ishin shumë të rrezikshme edhe për kembet e sigurta të gomerëve malor.  Për ndërtimin e rrugëve, kërkohet një inxhinier i klasit të parë autostradash nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me një inxhinier urash dhe një ekip ndërtuesish urash. Puna e ndërtimit të rrugëve mund të bëhet gjatë gjithë dimrit, në mënyrë që në pranverë, mund të bëhet futja e metodave më të mira të bujqësisë me ndihmën e mjeteve me rrota në vend të kurrizit të kafshëve.

Për punën e përmirësimit të fermës, është i nevojshëm një njeri i kalibrit shkencor të Prof. Charles William Burkett. Kur, me ftesë të lëvizjes së re, Profesor Burkett, të shkoj në Shqipëri me një ngarkesë traktorësh bujqesie, plugjesh, disk-lesa, dhe të ngjashme, dhe të gjej fermat shqiptare duke përdorur teknika që janë perpara piramidave të Egjiptit, dua të jem bash atje për të marrë një foto të fytyrës së tij!

Një herë kam dërguar fara në Shqipëri; por shpërthimi i luftës më ndaloi t’i kushtoj vëmendje personale eksperimentit. Kur unë them se rendimenti mesatar i misrit në Shqipëri është afërsisht gjashtë bushel (afersisht15 kv) per aker kushdo e sheh se çfarë përmirësi i mrekullueshem është i mundur me farëra të reja dhe metoda moderne të kultivimit.   Mielli i misrit i bluar midis dy gurëve nga amvisat është artikulli kryesor i ushqimit në Shqipëri. Bukë misri e spërkatur me kripë të trashë është pothuajse e vetmja gjellë darkë për nëntë të dhjetat e popullsisë.

Pasi produktet natyrore të Shqipërisë janë kafshët, dele dhe dhi, do të ishte e dëshirueshme që të ngrihen punishtet për regjjen dhe perpunimin e lëkurëve. Pastaj duhet të ndërtohet fabrika e këpucëve për të kethyer lëkurët në këpucë dhe doreza për eksport.  Disa mijëra të rinj me origjine shqiptare që jetojnë tani në Shtetet e Bashkuara punojnë në fabrikat e këpucëve në New England dhe St. Louis. Mijëra të tjerë punojnë në fabrikat e perpunimit te leshit. Këta mund të bëjnë këpucë dhe mallra të leshta në Shqipëri po aq mjeshterisht sa në Shtetet e Bashkuara. Në duart e tyre, produktet e para të Shqipërisë mund të shndërrohen në mallra të përpunuara për eksportE gjithë çka kerkohet eshte organizimi.

Energjia elektrike për funksionimin e këtyre fabrikave mund të gjenerohet nga perrenjt malor dhe lumenj pothuajse gjithandej në Shqipëri. Ka energji të mjaftueshme të ujit që shkon dem në derdhjeet e Drinit për te vene ne pune çdo bosht, çdo vegjë, dhe secilen makinë këpucësh në Shqipëri, dhe me atë që nuk perdoret çdo drite shtëpie dhe te veje ne lëvizje çdo automobil dhe lokomotivë hekurudhore.

Për përdorimin e këtyre fabrikave Shqipërisë asnjehere nuk do ti nevojiten depozitat e qymyrit në malet e saj, për shkak se energjia e ujit është më e lirë se qymyri; por qymyr mund të nxirret për eksport dhe dërgohet në bregdet nëpermjet hekurudhave elektrike te vena ne pune me energjine e ujit. Unë e di se ka qymyr në Shqipëri, sepse e kam parë në sipërfaqe në male. Farketaret e përdorin atë në farkat e tyre; por për disa arsye të panjohura njerëzit preferojnë të djegin dru në shtëpitë e tyre, edhepse druri është i pakët.

Per ekzistencën e mineraleve unë nuk e di prej njohurive të mija. Priftërinjtë katolikë të Shkodrës më kanë siguruar mua se në malet e veriut ka bakër.

Unë e di, se ka bitum për shkak se e kam parë të grumbulluar për eksport në Vlorë. Shqiptarët më kanë ofruar për të më treguar burimet apo rrjedhjet e naftës; por, unë nuk kam bërë ndonjë hulumtim.  Këto janë çështje që duhet të shfrytëzohen nga qeveria e re, për të mirën publike, jo nga individët për fitim privat.

Është e pamundur për të gjetur fjalë të mjaftueshme për përshkrimin e gjendjes aktuale të Shqipërisë dhe nevojën për veprim të shpejtë dhe perkrahes nga ana e Shteteve të Bashkuara. Puna ime për lehtësimin e vuajtjeve në Shqipëri filloi në tetor 1913, gati një vit para shpërthimit të luftës së tanishme. Atehere, nevoja për ndihma ishte për shkak të shkatërrimit të papërmbajtur dhe paprovokuar të 124 fshatrave shqiptare nga ana e forcave ushtarake të Serbisë. Gjatë gjysmës së parë të vitit 1914 grekët përparuan drejt veriut përmes Epirit, në jug të Shqipërisë, dhe shkatërruan 250 fshatra. Gjatë këtyre dy viteve, një gjysmë milion shqiptarë të pafajshëm dhe të pambrojtur u kthyen në të pastrehë. Njëzet mijë u vranë. Ndoshta një çerek milioni vdiqën nga uria.

Shtoju këtyre tmerreve tre vjet rresht të shkatërrimit të të korrave – dy herë për shkak të motit të thatë dhe një herë shirave të medha. Pastaj, në dhjetor 1915, erdhën hordhitë serbe gjatë tërheqjes nëpërmjet Shqipërisë para forcës ushtarake të Austro-Hungarisë, Gjermanisë dhe Bullgarisë. Unë kam qenë në portin e Durrësit, me anijen “Albania” e The Christian Work relief, kur eksodi serb mbërriti pozicionin e sigurise se përkohshme të Detit Adriatik.

Austriakët pushtuan Durrësin në shkurt 1916, dhe më pas morën në zotërim vendin, deri në jug, në Vlorë. Që nga ajo kohë deri në tërheqjen e Austrisë, të lashtat e pakta të shqiptarëve u sekuestruan nga ushtarët gjysmë-të ushqyer të ushtrisë pushtuese austro-hungareze.

Sot Shqipëria është një vend gërmadhë i shkatërruar i mberthyer nga fantazma e urisë.

Nëpër të gjitha mjerimet e këtyre viteve të fundit, shqiptarët në zemrat e tyre kanë mbajtur ndezur një zjarr të pashuar të patriotizmit dhe një dëshirë te madhe për paqe e siguri dhe qeverisje të mirë.  Krenaria racës së tyre shkon prapa tek Aleksandri i Madh dhe përtej në mjegullat e traditës.  Askush nuk e di ndonjë kohë kur shqiptarët nuk kanë qenë në vendin e tyre, ne brezin ndermjet Maqedonisë dhe Detit Adriatik. Ata ishin aty shumë para se Helenët të themelonin Greqinë e lashtë.

Në fillim të epokës së krishterë, atyre u predikoi Apostulli Pal, dhe hodhi themelet për konvertimin e tyre në krishterim.  Ata njiheshin atehere si ilirë. Më vonë mbreti i tyre Skënderbeu, i njohur ndryshe në histori si Kapiteni i Jeniçerëve, shpëtoi Evropën nga shkatërrimi prej Turqisë. Ishte ushtria shqiptare nën Skënderbeut që mbajti turqit në shekullin e pesëmbëdhjetë. Prandaj Evropa ende i ka Shqipërisë një borxh të papaguar mirënjohje.

Me vdekjen e Skënderbeut Shqipëri ra në duart e Turqisë para gati pesëqind vjet. Luftërat ballkanike të 1912 dhe 1913 i dhanë asaj lirinë.

Në fillim të 1914, Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania dhe Austro-Hungaria e bënë Shqipërinë shtet te pavarur, me sundimtar Prince William Wide. William Wide, u përzgjedh për këtë post nga Kaiseri gjerman. William Wide donte të bënte mirë. Qëllimet e tij ishin të shkëlqyera. Por, nuk mund të qeveriset nje popull gjysmë i uritur pa para për mbulimin e shpenzimeve. Pesë Fuqitë i dhane William-it një vend ku burra, gra dhe fëmijë po vdisnin nga uria, por nuk i dhënë asnjë para për ta. Në korrik 1914, e takova William në Durras dhe e këshillova atë të “qëndronte dhe të luftonte”; por me 3 Shtator William e braktisi Shqipërinë në fatin e saj dhe u kthye në Gjermani.

Pas ikjes se William erdhi Esad Pasha në krye të një “ushtrie mitike prej dhjetë mijë burrash” Esadi ngrehu nja dy topa të ndryshkur rrugës së Durrësit dhe kërkoi që kuvendi legjislativ ta zgjedhte atë “President të Përkohshëm”. Ky individ i çekuilibruar mendërisht, i ndjekur nga një kompani e leckosur prej rreth 500 vetash, sundoi Durrësin derisa ai iku me afrimin e austriakëve. Më pas dikush mund të lexoj rastesisht në njoftime gazete, në një datë në Selanik, që Esad Pasha, “në krye të një ushtrie shqiptare prej dhjetë mijë burrash”, kishte bërë sulme të furishme mbi forcat Austro-Bullgaro-Gjermane.  Këto informacione nuk kanë asnjë bazë të vërtete. Esadi kurrë nuk çoi asnjë ushtri prej dhjetë mijë burrash, sepse e vetmja ushtri që do të kishte ndonjëherë ishte një agjent mashtrues shtypi. Në dhjetor të 1915, në Durrës, i takova të dy, Esadin dhe agjentin e tij të shtypit. Vështirë të gjeje çift ujqish komplotues më dinakë.

Shqipëria është pak e njohur në botën jashtme. Pak udhëtarë e kanë vizituar atë. Unë kam qenë i pari amerikan qe është parë ndonjëherë në malet e Shqipërisë së Veriut.  Megjithatë, në Shqipëri mund të shkohet lehtë. Në skajin e saj jugore është pothuajse e dukshme nga Italia. Kur unë lundroja nëper detin Adriatik me anijen e ndihmës “Albania” të Christian Work kam mundur të shoh qartë ne te djathte malet e Shqipërisë dhe bregun e largët e Italisë deri te porti. Gjeografikisht, Shqipëria është në skaji perëndimor i Gadishullit Ballkanik. Në perëndim ka detin Adriatik, Greqinë në jug, Maqedoninë ne lindje, Serbine dhe Malin e Zi në veri. Në siperfaqe është rreth dy herë me i madh se shteti i New Jersey. Ajo ka gjerësine gjeografike të New York-ut dhe klimën e Virxhinias. Por, në male klima e dimrit është si ajo e New Hampshire.

Me përmbledhjen e shkurtër të mësipërme, çeshtjen e Shqipërisë e kam shtruar para popullit të Shteteve të Bashkuara, duke i kërkuar te njejten simpati dhe ndihme që ne u kemi dhënë Kubës dhe Filipineve.

Unë sugjeroj që këta zotërinj të shquar dhe shumë të aftë që aq bujarisht dhe me aftësi mbështeten përpjekjet e mia për lehtësimin e ankthit në Shqipëri, tashmë te behen së bashku me qëllim që ta sjellin gjendjen e Shqipërisë në vëmendje te Presidentit Wilson dhe, me miratimin dhe udhëzimin e Presidentit, te therrasin ne konsultime përfaqësuesit e gjashtëdhjetë mijë shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që Shqipëria të ketë shansin e njeriut për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë.

Kryesor midis atyre mbështetësve të përpjekjeve të mia në te kaluaren në emër të Shqipërisë, unë do të përmend këtu Rev. Frederick Lynch, D.D., redaktor i The Christian Work (Vepra e Krishterë). Askush nuk di, sa unë, sa ka bërë ky njeri për të ndihmuar Shqipërinë. Duke bërë aq shumë tani është privilegji i tij për të bërë më shumë. Ndihem i sigurt se zotërinj të tjerë do të bashkohen me të në këtë punë të re për ngritjen e një populli të merituar dhe që ka vuajtur gjatë.

Për ju që keni lexuar deri ketu: A do të shkruani për mua mendimet tuaja në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë? Çfarë duhet të bëjmë për këta njerëz që ndodhen në varfëri te paimagjinueshme në mes të errësires dhe injorances se Mesjetës? Me shkruani, po deshet, në nr 70 Fifth Avenue, New York City.