Në një vend që kanë të drejtë kriminelët pse s’duhet të kenë të drejtë edhe budallejtë!?

(Refleksion për çka lexon nëpër nëpër rrjetet sociale për tragjedinë që po u ndodhë fqinjëve tanë në Greqi)

Nga Bislim Ahmetaj – Tiranë

FB-ja, Twitter-i dhe mjetet e tjera të komunikimit pa pagesë do ishin shumë herë më të dobishme dhe më të fisme po tu bëhej aplikantëve për anëtarësim një test inteligjencë i nivelit sa për tu pranuar në klasën e I-rë dhe një test social humanizmi ku të përjashtoheshin bishat dhe përbindëshat.

Megjithëse secili prezanton vetën e tij me kryet plotë apo bosh , origjinën dhe familjen e vet, karakterin njerëzor apo mostrën e lindur prapë se prapë sipas meje duhet ta kishte një “vijë të kuqe” sepse sociologët dhe statiticienët përmes këtyre “kopeve” që ju kanë lëshuar rrjeteve pa pagesë përcaktojnë edhe fenotipet dhe karakteristikat e popujve dhe pse jo janë në të drejtën e tyre. Kur po e mendoja shkrimin e këtij statusi arrita në konkluzioni.
 
Pse duhet të ishin sterile rrjetet e komunikimit pa pagesë kur bota tjetër ajo e sofistikuara, ajo “delikatja”, ajo që e siguron informacionin më shuma të majme dhe e shet pastaj atë “sa frangu pulën”, ajo bota e parasë së pistë që është e krimbur në vese dhe krime nga më monstruozet.
 
Kur ka “të drejtë” krimineli ti marrë jetën tjetrit, kur ka “të drejtë” shtetari që e ke zgjedhur për të përfaqësuar të rrjepë e ta ndërtoj parajsën e jetës së tij me paret që ti i paguan për taksa që ta përmirësosh jetën e tënde dhe të qytetit apo fshatit ku banon, pse nuk paskan të drejtë edhe budallejtë, ligavecat dhe nacionalistët e harruar ta shprehin budallekun, lëpirjen e pshtirë dhe mllefin e lig.