Shtëpia e Kulturës në Vuthaj u mobilua dhe kompletua tërësisht nga Diaspora

Nga Esad Gjonbalaj

Pas përfundimit të ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës, nga Vuthajt sot në redaksinë e Faqes tonë “Plava e Gucia Sot” na arritën edhe fotot e mobilimit të Shtëpisë se Kulturës, sipas projektit të paraparë nga Këshilli iniciues për Ndërtimin e këtij objekti.
Përveç hapësirave rekreative, manifestime dhe gëzime familjare në shërbim të komunitetit, Shtëpia e Kulturës tani në një aneks të veçantë ka ta gatshëm për shfrytëzim edhe Morgun.
Nga Këshilli iniciues dhe të gjithë donatorët pas një angazhimi të gjatë që nga koha e fillimit të këtij projekti sot me kënaqësi mund të ju themi:
Vuthjan të dashur “E gëzofshi Shtëpinë e Përbashkët ‘’

Vuthaj, 22 korrik 2018