Receta e ditës/ Qofte furre me patëllxhan

Përbërësit për 4 persona:

400g patëllxhanë të gjatë
300g djathë të bardhë
8 lugë gjelle galetë (bukë e thekur e grirë)
vaj ulliri  kripë                                                                                                                                                                                                       1-2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle majdanoz i grirë

Përgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 200°C.

Ndajmë patëllxhanët në mes, sipas gjatësisë së tyre. Me një thikë, bëjmë disa të prera te pjesa e tulit.
I lyejmë me pak vaj ulliri dhe kripë dhe i pjekim në furrë për 20 minuta ose derisa piruni të futet pa vështirësi.

Kur patëllxhanët e pjekur të ftohen, i grijmë në mikser së bashku me hudhrën, djathin dhe galetën. Shtojmë majdanozin dhe i përziejmë për disa minuta. Nëse brumi del i qullët, shtojmë akoma galetë.

U japim formë qofteve me dorë dhe i vendosim në tavë të veshur me letër furre. I lyejmë me furçë me pak vaj ulliri nga të dyja anët dhe i pjekim për 15 minuta ose derisa të marrin ngjyrë.

I shërbejmë me disa gjethe sallate ose me çfarë të dëshirojmë./Living/