Kalori e ditës mbi prag…

Me  udhë  nisemi ditën

Unë ditën e nisi  me Qazen kur shkep tamblin

Kur hidhërohet për shishet e munguara

Dhe hapin qe qesim ne pragun e kafenës se fshatit

Nisin  turbullirat dhe ahengjet e hajgareve

Rruga pa cak me gardhe

Dhe e mbarojmi  orarin te Afrimi

Me qese najloni plot  bukë

Plot ëndrra  për sofër

Me thotë ,a  je diçka për ngut

Prapë nisemi  asaj rruge te djeshmes

Deri tek  popmpa e benzinës

Dhe paguan kartelë telefoni

Po artikujt po shtrenjëtohen

E hapat po na rrëxohen.

 

Mbas  dite i lan shishet për tamël

Dhe rregulli do ashtu , dhe prapë  mungojnë shishet

Po tjerë  pronarë ,dyer tjera ,veç inati ngel  në baltë

E shtypja i shkon pa mungesë,  shishet nuk janë

Po prostata  i vë prita dhe e nxjerr ne mejdan

Pa fushë , pa  livadh , veç  halle hall

Po ku more  te mjeku   mi hangri paret

As aparat për matje sheqeri nuk blej, as s’bëj ultrazanin

Po jo ajo udhë , jo ai  shitës ,as ajo çimento për shtëpi

Dhe qeramikat të kenë  fytyrë uji e jo fytyrë njerzimi

Prapë  ka huqë rendin diku ,diku të tamlit

Si përralla me krunde  për Isufin e Fatimën

Dhe dhinë qe ka me edha , nuk më merr trishtimi

Hurbat e kafesë i  ndjellin hapat e ditës

Ec e mos i beso kurrkujt,  as  lugut të mullinit

Këtyre hërave , djathë e kos,në sofër renditur

Dhe i zëmë udhëve, pritë , të pritura…

 

Dhe shoku im, imi

Dhe shoku im  ,imi u bë , dhe me shumë

Sepse i vdiq gruaja , tjetër njeri s’kishte

Mbolli  pemë , ai jo, po e ëma e tij

Dhe kreu ca meremetime te thjeshta në  shtëpi

 

Shoku im ,i imi , qe u bë dhe më tepër imi

Nga Trepça merr rrogë dhe  rrudhet nga ankimet

Ky shoki im ,imi , qe kishte  bataljone miq

Dhe prej tyre fraza të pambarimta

Shoki im,  imi , intimitet me gjininë e kundërt

Pa bërë  hesapin , as udhën e fitimit

Përtej tij ,ka llogaritësit e saktë  të ndëshkimit

Me  rrisk gjedhi e shpraz armatimin

Kur dora i dridhet si valle e gjindit

 

Ky shoku im ,jo imi, qe s’ble fjalë ,as shet  përgojimet

Me kreditë e garantuara nga Trepça  i paguan falimentimet

Dhe dritat e elektrikut e tjera shpenzime

Dhe këmba i huq  nga përcaktimi ,lloj nervi ngacmimi

 

Ky shoku im ,imi,  grevist veteran  me burgje ndëshkimi

Me rrisk gjedhi e ujë çezmje  e gatuan hidhërimin

As nuk merr tamël me shishet,as  vaj luledielli

Tok me Qazën  në kafen e fshatit  si farë liri

Dhe dita  i përthyhet te fulqiri

 

Ky shoku im ,imi

Qe hesht ,me heshtje lëshon kushtrimin

Ne atdhe te k’qijat e kanë  burimin

Ky shoku im ,imi, storje përballimi…

 

Nga Shëngjini

Ne erdhëm nga Shëngjini ,nga deti  nga  përfitimi

Ti forcojmë  takatin e trupit dhe të shkrimeve

Shumë i munguan orët poetike , sugjerimet

Mua me mungoi  fjala e saj e kurimit

Si del në plazh ,si  vjen frymzimi dhe galdimi

Po dhe takimet me poetë të tjerë nga mërgimi

Si pika shiu , mallëngjimi e kujtimi

Dhe ec tani beso se u kënaq me fëmijë   përtej angazhimi

Po orë e jonë  e bisedimit,  cicëronte galdimi

Ajo mi thoshte ca gjëra,të poetëve,  lajthitja vëzhgimi

Literaturë që  kishte marr me vete ,dhe  më i vështirë ushqimi

Tharja e petkave e pastrami

Dielli qe pjek si saç, si vet Shëngjini

Konturat që i fsheh kostumi

Dhe rëra që na duronte me sharje e hedhurina

Fitimtar dilnin mushkonjat  dhe tërbimi…

 

Kalori e ditës

Nesër gaditna mushkëri pule
se çilimiu ndodh kakariset sepeteve
bokallin me ujë kur na merr etja
mëngjes i preferuar nga vetvetja
dhe një sallatë nga fletët
e preshit te egër
se gusha ka zënë
palë e palë
si lozët e pjeprave të dergjur

kalori e ditës
mbi prag…

 

Ah, qershitë e kuqeluara

Thonë të kuq të qershisë
E gjeta në buzët tuaja,
E sa me shije i kam
Do të kapërcej gardhe e gardhe
E me llastiqe për zogjë
Do ta trembrrezikun
A jam a nuk jam
Të gjeta në lashtësi
Si syshkruara
Për tej truallit tim
Nuk lë më të shkuara
Ah, qershor ç’janë
Qershitë e kuqëluara…

 

II.

E di që në Prapashticë
S’do të mblidhje sanë,
As çorapet s’ do t’i kesh të kuqe
Ti do të vije më mal mallëngjimesh
E tkurrur si lëkuara e jonë
Ti do t’i njihje shtigjet e kamotshme
Dhe lajthinë
Erëkëndshme si dikur do ti
Vija në flokë lulet
Dhe pse çelnin të rrufshme puthjet
Nga do e pa frikshëm e kishim
Hapur udhën
Më s’mbledh bar as
Te pluhuroset dot lahuri…..

Bulec, pranverë 2018

 

Shkurt, për autorin:

Poeti Ismet Tahiraj u lind më 1956 në Klinë të Epërme të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë, ndërsa shkollën e lartë për gazetari e mbaroi ne Beograd.

            Është krijues aktiv, emrin e tij do ta gjesh në shtypin e kohës me poezi për fëmijë dhe të rritur e satira humoristike që nga shkolla e mesme. Shumë krijimtari letrare i ka botuar në revista periodike si “NacionalAlbania” – Tiranë, ”Kosova e Kek-ut”, “Verbi”, ”Kosova sot”, “Zog mëngjesi”, ”Mollë kuqja”, ”Bota Sot”, “Valë e fjalë – Mitrovicë“, Revista letrare “Fatosi” Tiranë.

            Është bashkëpunëtor i ngushtë i emisionit humoristik në Radio Kosovë “Mahi pa Kufij”, Radio “Ilirida” në Itali, Radio “Zëri arbrit”- Belgjikë, ”Pena shqiptare – Tiranë”, “Drita”, “Muzgu” – Tiranë, “Pelegrini”- Greqi.

            Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në Maqedoni (vendi i II në revistën për fëmijë “Gëzimi” 1986), në Mitrovicë konkursin letrat komunal iu nda vendi “Gota e Argjend”. Në Kastriot në vitin 2010 mori çmimin e parë për poezi. Po ashtu është përfshin në antologjinë poetike ”Flakadani i Lirisë” qe i kushtohet Zahir Pajazitit, “Pena e Lirisë” heroi madhor Arif Shala, “Promenadë mërgimtaresh-Harilaq”, si shumë antologji tjera poetike anekënd dheut shqiptar.

            Ka botuar librin me poezi për fëmijë “Erë Vendlindje” më 1995. Po ashtu ka botuar librin e dytë me poezi për të rritur “Tundimi 2011. Është anëtar i Sh. Sh të Kosovës , dhe Koordinator i Klubit letrar “Arif Shala” – Kanada, se bashku me Shqipe Hasanin, Xheladin Çitakun.

            Jeton në vendlindje.