Dy poezi nga Hamit Aliaj – Mjeshtër i Madh

1. Pyetje të vjetra

Një zë femre i hershëm, para vitit zero
Më thotë:Pse u vonove të vije në jetë?
Se unë të prita,të dashurova
Dhe mbi botë endem tash trimijë vjet

Një zë tjetër femre më vjen nga qielli:
Pse u linde kaq heret,o i shkretë?
Pas njëqind vjetësh do lindem unë
Në ty e dashuruar,thënë nga profetë

Unë i pakohë,ato të paemra ,
E vdekur njëra,e palindur tjetra
Pse linde herët,pse linde kaq vonë?
Lënë botën pa gjumë pyetjet e vjetra…

2.-Shirat janë si njerëzit

Shirat janë si njerëzit:
Ka shi budallë
Që han dherat e shkon duke qeshur,
Ka shira të çmendur që çmendin lumenjtë,
Shira vajtues si gratë e mortit,
Një re handikape jargavitet mbi mal
Me bubullima që u merret goja

O Zot,shëroji këta qiej
Të shpëtosh njeriun
Që udhëton me varkën e Noes në shpindë!

 Tiranë, 2018