Receta e ditës/ Mish qengji me kos dhe makarona

Përbërësit:

1 kg shpatull qengji
1 kg kos (grek)
3 thelpinj hudhër
3 lugë gjellë vaj ulliri
3 vezë
makarona sipas dëshirës tuaj (penne, farfalle, fussili, etj)

Përgatitja:

Në mishin e qengjit bëjmë çarje të vogla me thikë dhe brenda tyre vendosim thelpinj hudhre.

E vendosim mishin në tepsi qelqi, e spërkasim me tri lugë vaj ulliri dhe e pjekim për 1 orë e gjysmë në në 220 gradë Celsius, për një shije akoma më të mirë e pjekim për 3 orë në 170 gradë Celsius.

10 minuta para së ta nxjerrim nga furra rrahim tri vezët dhe i përziejmë me kosin. Këtë masë e hedhim mbi mishin dhe e vendosim në furrë të piqen bashkë për 10 minuta akoma.