AS…!

Nga Maxhun Osmanaj – Kosovë

As verë, as vjeshtë
ndodhi këtë herë
n’përcaktimin e kohës
s’po hymë asnjëherë,
po,ah,thinjat e monotonisë
thellojnë rrënjët nganjëherë,
por rrezet dhe retë
po më zhytin dikah..
herë ma frenojnë turrin,
herë më nisin për rrugë
se pritja mbetet shkretëtirë
pa gjelbërim të fytyrës,
kjo kënga e jetës,lazdrane,
herë nuk dëgjohet,
herë diqysh ushton
po ti mike,
mos e mendo këngën si mashtrim
dëgjoje,dëgjoje,
se edhe jeta bëhet fyell-dhembje
shprazet në shportën që po e bartim
lajmërohu ndonjëherë
ditët t’i hamë veç me kujtim

(Korrik, 2018)