Deklaratat provokacia të Mustafa Nanos nuk duhet të merren seriozisht…!

Nga Arben LLALLA

Përse deklaratat provokacia të Mustafa Nanos nuk duhet të merren seriozisht, bile as nuk duhet t’ua kushtojmë vëmendje?
Tre metodat për të shkatërruar qytetërimin e një shoqërie janë: 1.Rrënimi i familjes, 2.Rrënimi i arsimit, 3.Rrënimi i shëmbëlltyrës.
1. Mustafa Nano ka familje të shkatërruar. Pra përderisa ai nuk ka mundur të ruaj familjen e tij të vogël si mundet të në japë këshilla të vleshme për familjen tonë të madhe shqiptare?
2. Arsimimi i tij është i cunguar, e ka filluar karrierën si servil e drejtues i PD në Skrapar, më tej oficer kontakti i diplomacisë së sigurimit SHIK apo SHISH. E si mundet një oficerë sigurimi pasi ka braktisur misionin kombëtar të na mbajë leksione kulturore apo historike kur braktisja e misionin zbulim e kundërzbulim quhet Tradhëti kombëtare?
3. Mustafa Nano nuk rrjedhë nga ndonjë familje e njohur që të ketë dhënë kontribut kombëtar prandaj ai hedh baltë mbi figurat tona kombëtare sepse nuk e ka njohur ndjenjën e lartë të krenarisë të rrjedhësh nga familje që ke kontribuar për kombin tënd. Kjo mungesë ka bërë që Mustafa Nano të urrejë vetveten, familjen nga vjen dhe kombit që i përket.

Bujrum Mustafa Nano!