Në vendlindje

Nga Nikollë LOKA

Eca si dikur,
me shkujdesje fëmije,
sikur për herë të parë të ngrihesha,
si me magnet
më tërhiqnin gjurmët e mia,
në rrugën që ma kishin prishur.

Këmbëzbathur eca si nomad i etur,
e gjithë ç’më mungonte e preka,
e shkela me këmbë, po si ta mblidhja në duar,
rrugën që ma kishin prishur.

Më besoni,
ia nis me hapa fëmije,
pastaj me vrap të harlisur,
renda pas kujtimeve që ende e stolisnin,
rrugën që ma kishin prishur.