Pamje nga vendi i ngjarjes
Të shumta janë familjet shqiptare që jetojnë në vendet e huaja që zgjedhin muajt e verës të vizitojnë Kosovën dhe të afërmit e tyre.
Mërgimtarët marrin rrugë të gjata për të qëndruar disa ditë në Kosovë. Por në shumë raste e mundimshme bëhet vetë rruga teksa duhet qëndruar për orë të tëra në kolona të gjata kufitare.
Në këto momente sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vonesat në pikat kufitare janë deri në një orë.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë kolonat janë deri në 50 minuta kurse në pikën kufitare në Merdare kolonat janë deri në 60 minuta.
Duhet shtuar se në ditët e vikendit pikat kufitare janë edhe më të frekuentuara nga mërgimtarët të cilët vijnë drejtë Kosovës.