Receta e ditës/ Kek me vanilje dhe portokall

Përbërësit:

3 kokrra vezë

1 gotë uji sheqer

1 gotë uji kos

½ gotë uji vaj misri

miell 1 lugë kafeje sodë buke

masë vaniljeje për shije

lëkura të grira portokalli

 

Përgatitja:

Përpara përgatitjes së kekut është mirë që një ditë më parë, të grini lëkura portokalli dhe t’i lini ato në frigorifer përgjatë një nate.

Për ta përgatitur në fillim hedhim vezët në një enë dhe me ndihmën e mikserit i përzjejmë. I shtojmë më pas sheqerin, kosin, vajin e misrit, sodën dhe vazhdojmë përzierjen.

Pasi është krijuar një masë homogjene i shtojmë gradualisht miell. Ndërkohë vazhdojmë përzjerjen. Shtojmë miell, vazhdojmë serish përzierjen.

Bëjmë këtë veprim derisa masa fillon të trrashet dhe të krijojë vështirësi në përzjerje. Kujdesuni që çdo përbërës të jetë tretur mirë dhe të jetë krijuar masa homogjene.

Në fund të përzjerjes i shtojmë vaniljen dhe lëkurat e grira të portokallit. E pjekim në furrë 180 gradë për jo më shumë se 1 orë.