Ballina Aktualitet Nga Kosova për plazh drejt Shqipërisë, në 24 orë kanë hyrë 20...

Nga Kosova për plazh drejt Shqipërisë, në 24 orë kanë hyrë 20 mijë vetë

Edhe këtë fundjavë pika kufitare e Morinës është përballur me një fluks të lartë.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë mbi 20 mijë persona dhe 6 mijë automjete.

Autoritetet doganore po kryejnë procedura të përshpejtuara për të shmangur radhët e gjata. Qytetarët nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar gjatë fundjavës. Pritet që fluksi i udhëtarëve të jetë akoma më i lartë në ditët e ardhshme.