Nënkryetari i ALDE për Europën vizitë në selinë e PLL në Tiranë

Në dy ditë nën-Kryetari i ALDE-së (Aleanca e Liberal-Demokratëve për Evropën), eurodeputeti z. Ilhan Kyutchyuk, zhvilloi një vizitë në Tiranë ku u takua, tek selia jonë, me Kryesinë e PLL dhe Kryesinë e Forumit Rinor të PLL.

Kjo vizitë e z. Kyutchyuk u zhvillua në vazhdën e bisedimeve tona për anëtarësimin e PLL në ALDE-në.

Shënim:

ALDE përfaqësohet në Parlamentin Europian nga një prej grupeve kryesorë të së Djathtës (me 68 Eurodeputetë) dhe në Komisionin Europian me 5 Komisionerë ndërsa numeron aktualisht, nga radhët e veta, 8 kryeministra në vendet anëtarë të BE.
 
(Ky është shënimi (kronika me tekst e foto) që përcjell z.Sulejman Gjana – një nga veprimtarët e shquar të PLL, një nder familjet e njohura monarkiste e legaliste në Shqipëri, Blegjikë e Diasporat Shqiptare.).